28 Mars 2024

Qeveria Kurti miraton masa te reja antiCOVID-19, mbyllet gastronomia

Prishtinë, 5 prill - Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë masa për të parandaluar përhapjen e koronavirusit duke mbyllur shumë aktivitet ekonomike, arsimore, edukative, kulturore dhe sportive.

 Kështu, do të ndalohet qarkullimi i qytetarëve dhe automjeteve nga ora 22:00 deri në orën 05:00, me përjashtim të rasteve emergjente.

Në masat e reja parashikohet mbyllja e restoranteve nga data 7 deri me 18 prill, ndërkohë që lejohet të funksionojë shërbimi “merr me vete”, “dërgesë me porosi” apo marrjes së porosive pa u larguar nga makinat.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, ndalohet veprimtaria e qendrave të mbyllura tregtare, përveç shërbimeve thelbësore, siç janë dyqanet ushqimore dhe farmacitë, nga data 7 prill deri më datë 18 prill.

Në qendrat e hapura tregtare lejohet aktiviteti duke i respektuar masat dhe rekomandimet për kontrollin, parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID – 19.

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka vendosur gjithashtu që institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar të kalojnë online nga data 12 deri më 18 prill, ndërsa universitetet nga data 6 deri më 18 prill.

Me masat e reja ndalohen të gjitha grumbullimet me rrezikshmëri të lartë të shpërndarjes së infeksionit, me më shumë se 10 persona.

Institucionet publike dhe private të arsimit parauniversitar do kalojnë në online nga 12 deri më 18 prill ndërsa ato universitare nga 6 deri më 18 prill.

Po ashtu të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ, të bërë më së largu 72 orë para hyrjes në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)