25 Prill 2024

Qendrat e votimit edhe në QKUK

Prishtinë, 10 dhjtor - Të gjithë pacientët e shtrirë për mjekim dhe trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por edhe stafi shëndetësor që do të jetë në kujdestari, në ditën e diel, do të kenë mundësi që të votojnë në QKUK.

Në kuadër të QKUK-së, të dielën do të hapen dy qendra të votimit. Njëra do të jetë e vendosur në Klinikën e Kirurgjisë, përkatësisht në Amfiteatrin e kësaj klinike, përderisa qendra e dytë do të jetë në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike.

Votimi do të mundësohet falë bashkëpunimit ndërmjet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Votimi u mundësohet edhe pacientëve që janë të shtrirë në shtretër dhe nuk mund të lëvizin, kurse për këtë do të përkujdesen ekipet mobile të QKUK-së dhe KQZ-së, të cilat  kanë bërë të gjitha parapërgatitjet që votimet të mbahen pa probleme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)