19 Prill 2024

Punonjës të Kremlinit në Rusi të infektuar me COVID-19

Moskë, 27 mars - Rusia sot bëri të ditur se ka disa raste me koronavirus në administratën presidenciale të vendit, por anëtarët e stafit të infektuar nuk kanë rënë në kontakt me presidentin.

"Në të vërtetë, rastet e koronavirusit janë regjistruar në administratë. Kjo është e vërtetë dhe po merren të gjitha masat e nevojshme sanitare dhe epidemiologjike për të parandaluar përhapjen e virusit më tej", tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Numri i rasteve me koronavirus në Rusi ka arritur në 1.036, theksuan sot autoritetet.

Në përballjen me virusin, Rusia ndaloi hyrjen e shtetasve të huaj dhe anuloi të gjitha fluturimet ndërkombëtare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)