25 Prill 2024

Punëtori Gëzim Palluri në gjendje të rëndë shëndetësore

Prishtinë, 14 korrik - Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës njofton se punëtori Gëzim Palluri, i aksidentuar gjatë orarit të punës në Pejë para tri ditësh vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore.

\"Sindikata e pavarur e sektorit privat të Kosovës ishte në vizitë në QKUK ku më për së afërmi u njoftuam lidhur me gjendjen e Gëzimit dhe situatën se si erdhi deri te aksidenti. Për hirë të hetimeve ne do të kursehemi nga shumë informacione të marra lidhur me rastin, por gjatë kësaj vizite vërejtëm se përfaqësuesit e firmës ishin korrekt dhe gjithherë pranë punëtorit të tyre, duke ofruar ndihmën e mjaftueshme që i nevojitej për tretmanin e rastit\", thotë Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës.

Sipas tij, punëtorët e kësaj kompanie po solidarizohen me kolegun e tyre duke qëndruar afër kolegut të tyre ditë dhe natë dhe të gjithë po japin kontributin e tyre për Gëzimin që jeta e tij të shpëtoj.

Azemi shprehet solidariteti i kolegëve dhe shoqërisë është i mirëseardhur, por në mungesë të sigurimeve shtetërore shëndetësore, fati i shumë punëtorëve mbetet në mëshirë të askujt.

\"Ky punëtor mbetet në mëshirën e Zotit, pasi që institucionet tona s’kanë krijuar mekanizëm përcjellës që këtë kategori punëtorësh ta trajtojë sikurse punëtorët e vendeve përreth\", thotë Azemi.

Kjo sindikatë edhe para dy javësh ka tërhequr vërejtjen për gjendjen e rëndë të punëtorëve në sektorin e ndërtimtarisë.

\"Përfundimisht urojmë që Gëzim Palluri të shërohet dhe t\'i kthehet familjes, por për t’iu bashkuar shokëve të punës është pothuajse e pamundur\", thotë Azemi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)