25 Prill 2024

Punëtorët e pastrimit në QKMF-ve të rrezikuar, nuk pajisen me maska

Prishtinë, 13 mars - Sindikata e Pavarura e Sektorit Privat të Kosovës (SPSPK) ka njoftuar se në vizitën që kanë zhvilluar sot në shumë qendra të mjekësisë familjare në Prishtinë dhe në objektet e Ministrive të Qeverisë së Kosovës, punëtorët teknik që bëjnë pastrimin e këtyre objekteve janë lenë në mëshirën e Zotit.

Jusuf Azemi kryetar i SPSPK-së ka thënë së njerëzit e parë që mundë të preken nga Coronavirusi janë kjo kategori e punëtorëve.

Zyrtarisht sipas Azemit këta punëtor nuk kanë pranuar asnjë maskë apo më mirë të themi ndonjë pajisje mbrojtëse kundër kësaj sëmundje.

"Kishte punëtorë që në mënyrë solidare nga stafi i qendrave te mjekësisë familjare u kishte dhuruar punëtorëve  aty e këtu ndonjë pajisje, derisa tek punëtorët e pastrimit nëpër objektet e disa ministrive thonë se nuk bënë të jepen pajisjet  e kërkuara pasi që po krijohet panik , d.m.th. luhet me shëndetin e punëtorëve për të mos hapur panik apo me mirë të themi rreziko shëndetin tënd , për të mos bërë panik të njerëzit tjerë te  shendosh.

"Nëse deri nesër ne ora 8:00 nuk pajisën këta punëtorë me pajisë adekuate ne do t'i thërrasim kryetarët e shoqatave dhe do te vendosim për ta ndërprerë punën."

"Qeveria për këto gjera ka ndarë 10 milion euro, ne  te kujt jemi pyesin punëtorët ?!", ", ka theksuar Azemi

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)