19 Prill 2024

Prokuroria nis hetime ndaj mediave që raportuan për procesin vaksinave antiCOVID

Prishtinë, 17 prill - Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se pas konferencës së Ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, ku ka demantuar lajmet për refuzimin e sigurimit të vaksinave kundër COVID-19.

Prokuroria ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore duke iniciuar rast të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik se, pas konferencës së mbajtur mbrëmë, nga Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitija, lidhur me demantimin e lajmeve për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës, në ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme hetimore në pajtim me Kodin e Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, duke iniciuar rast në drejtim të veprës penale “Zbulimi i fshehtësisë zyrtare”, nga neni 426 të KPRK-së”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

“Prokurori i Shtetit, do të veprojë në secilin rast ku cenohet interesi publik dhe shëndeti i qytetarëve, konform autorizimeve të tij ligjore, prandaj ju sigurojmë se kushdo që tenton ta dëmtojë një proces kaq delikat dhe konfidencial, do të përgjigjet para organeve të drejtësisë”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë.

Ministri i Shëndetësisë Arben Viti, ka ftuar mbrëmë mediat për të demantuar raportimet se dikasteri që ai drejton të ketë refuzuar sigurimin e vaksinave kundër coronavirusit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)