23 Gusht 2019

Prokuroria e Prizrenit inicon rast ndaj mjekut lidhur me trajtimin e pacientes

Prizren, 6 shkurt - Në bazë të informacioneve të siguruara nga mediat lidhur me dyshimet për mos trajtimin e duhur të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Prizrenit - Reparti i Kirurgjisë, nga ana e mjekut kirurg Rr.Y., Prokuroria Themelore në Prizren, me vetëiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje.

Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullësi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore.

Prokuroria do të njoftoj opinionin në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast.

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 gusht 2019

- Komuna e Prizrenit do të mbajë dëgjimin e përgjithshëm publik me qytetarë për hartimin e buxhetit për vitin 2020. (Salla e mbledhjeve të Kuvendit Komunal në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Vazhdon dita e trete e edicionit e nëntë të festivalit të Arteve dhe kulturës Tradicionale Etnofest. (Etnkokompleksi në fshatin Kukaj, ora 10:30)

- Këshilli Organizativ për shënimin e Ditës Ndërkombëtare për Persona të Zhdukur, mbanë konferencë për media. (Salla e mediave në Ndërtesën e Qeverisë, ora 11:00)

- Forumi i Gruas i Lidhjës Demokratike të Kosovës në bashkëpunim me KAS organizojnë konferencën “Barazia Gjinore - Beteja e pambaruar!”. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lidhjës Demokratike të Kosovës ku do të diskutohen rezultatet në zgjedhjet e fundit të përgjithshme dhe lokale dhe perceptimi publik për LDK-në si dhe do të zgjedhet Kryesia e LDK-së. (Selia e LDK-së, ora 17:30)

- Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Kosovafilmi në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës të Komunës së Prishtinës organizojnë ditët e filmit në kujtim të Faruk Begollit për të kujtuar dhe nderuar veprën e aktorit me shfaqjen e filmit Era dhe Lisi. (Kinema Cineplexx, ora 20:00)