29 Mars 2024

Profesori nga Australia do operojë 29 fëmijë kosovarë në QKUK

Prishtinë, 29 maj - Nga dita e sotme në Klinikën e Kirurgjisë  së Fëmijëve të Qendrës Klinike Universitar e të Kosovës, do të qëndrojë  profesori i njohur nga Australia, Pedy Dewan, i cili bashkë me ekpin vendas të klinikës do të operojnë 29 fëmijë me probleme të lindura kongjenitale.

Operacionet do të nisin ditën e hënë dhe do të zgjasin 10 ditë pune.

Po ashtu, do të bëhen edhe rreth 25 konsultime për pacientë me anomali të ndryshme që janë operuar më parë.

Fëmijët do të kenë mundësi të trajtohen nga ana e ekspertit të njohur që ka renome ndërkombëtare, përderisa  mjekët vendas do të kenë mundësi  të marrin përvojat  nga profesori Dewan.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)