25 Prill 2024

Pritet të funksionalizohet Spitali Rajonal i Mitrovicës

Prishtinë, 22 prill -  Nën kryesimin e Ministrit të Shëndetësisë, Ferid Agani, sot në këtë ministri u mbajt takimi i Grupit teknik për funksionalizimin e Spitalit Rajonal të Mitrovicës.

Në këtë takim, përveç zyrtarëve të lartë të MSH-së, Ministrit, Sekretarit të Përgjithshëm Ilir Tolaj dhe këshilltarëve Qemajl Ahmeti e Samedin Haxhijaha, kanë marrë pjesë edhe Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të QKUK-së, dr. Lulzim Emini, Drejtori i SR të Mitrovicës dr. Agim Peci dhe Drejtori i Spitalit të Vushtrrisë dr. Vedat Mulaku dhe përfaqësues të tjerë të këtyre spitaleve.

Në takim u arrit pajtimi që në bashkëpunim të plotë të këtyre spitaleve mes veti dhe me ndihmën edhe të spitaleve të tjera rajonale dhe në koordinim me MSH-në, të funksionalizohen shërbimet njëzet e katër orëshe të kujdestarisë në SR të Mitrovicës, Shërbimi i Gjinekologjisë , Kirurgjisë dhe Emergjencës.

Në këtë takim, po ashtu, pjesëmarrësit janë pajtuar që të vazhdojë puna intensivisht ditëve në vijim për krijimin e kushteve që këto shërbime të jenë funksionale sa më parë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)