15 Gusht 2018

Prishtina drejt anëtarësimit në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme

Prishtinë, 3 maj - Sot Komunën e Prishtinës e vizituan Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli, bashkë me përfaqësues të Organizatës Botërore të Shëndetësisë si znj. Monika Konizka, profesor John Ashton, Adam Tiliouine, si dhe shefen e zyrës së OBSh-së në Prishtinë znj. Ardita Tahirukaj.

Përveç drejtorëve si Arben Vitia, Genc Bashota dhe Ardian Olluri, në këtë takim ishin prezentë edhe Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Agim Kuleta, bashkë me drejtuesit e të gjitha grupeve të asambleistëve të Komunës së Prishtinës.

U diskutua për nisjen e procesit të anëtarësimit të qytetit të Prishtinës në Rrjetin Evropian të Qyteteve të Shëndetshme.

Qëllimi është që të ndërtohen lidhje të fuqishme mes Komunës, Ministrisë dhe OBSh-së, ashtu që të bashkëpunohet na vazhdimësi për një mjedis sa më të pastër, dhe për një jetesë sa më të shëndetshme të qytetarëve.

Si projekte konkrete të viteve të fundit, dhe projekte që janë në realizim e sipër e që ndikojnë në ruajtje të mjedisit, u përmendën ngrohja përmes koogjenerimit, si dhe Plani i Qëndrueshëm i Mobilitit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)