15 Gusht 2018

Prindërit mund të jenë të zgjedhin një fëmijë nga qindra embrione

Los Angelos, 1 maj - E ardhmja e të qenit prind mund të shohë një ndryshim të madh, pasi shkencëtarët dhe ekspertët e etikës kanë një parashikim befasues për mënyrën se si do të krijohen fëmijët në të ardhmen. Falë përparimeve në biomjekësi, prindërit mund të jenë në gjendje të zgjedhin një fëmijë nga qindra embrione, bazuar në profilin e tyre të ADN-së.

Një numër në rritje i shtatzanive fillojnë në një dhomë, ku laborantët kombinojnë vezët dhe spermën në një epruvetë për të krijuar një embrion.

"Rreth 10 për qind e grave në moshën riprodhuese në Shtetet e Bashkuara kanë vështirësi të mbeten shtatzënë apo të mbajnë një fëmijë për 9 muaj dhe ne nuk e kuptojmë arsyen pse kjo ndodh", thotë Amanda Clark në qendrën kërkimore të qelizave embrionale në universitetin Los Angelos në Californi.

Me rritjen e infertilitetit në mbarë globin, hulumtuesit si Amanda Clark po eksplorojnë fronte të reja në teknologjinë riprodhuese.

Shkencëtarja në Universitetin e Los Anxhelosit në Kaliforni dhe ekipi i saj - po punojnë për të kthyer mostrat e lëkurës të njeriut në vezë, të cilat do të fertilizoheshin nga spermatozoidi. Procesi, i quajtur gametogjenezë ose IVG, deri tani ka funksionuar vetëm tek minjtë.

“Nëse vërtetohet se teknologjia është e padëmshme dhe efektive, mendoj se duhet të lejohet zbatimi i saj në disa raste kur çiftet kanë probleme infertiliteti,” thotë shkencëtarja Amander Clark.

Metoda jo vetëm që do të zgjidhë infertilitetin, por ofron një procedurë më pak ndërhyrëse për gratë sesa procedura për fertilizimin e vezëve.

"Ata do të shkojnë në klinikë, ku burri do të japë spermë dhe gruaja në vend të vezëve do të japë një mostër të lëkurës. Qelizat në lëkurën e saj do të shndërrohen në vezë që më pas do të kombinohen me spermën për të krijuar një embrion", shpjegon Henry Greely, ekspert i etikës në biomjekësi.

Kjo do të thotë se në teori, prindërit mund të zgjedhin embrionin bazuar në analizat gjenetike. Por jo të gjithë presin që prindërit të përdorin këtë procedurë.

"Këtu në Kaliforni ku ka disa njerëz që duan të kenë një fëmijë me sa më pak probleme të jetë e mundur, ka shumë njerëz në këtë shtet, dhe në fakt ata përbëjnë shumicën, që do të thoshin se zgjedhja është në duart e Zotit", thotë Louanne Hudgins.

Por edhe para se hulumtuesit të shqyrtojnë shqetësimet e sigurisë në lidhje me testimin e procedurës IVG tek njerëzit, potenciali i saj po nxit një debat rreth etikës së prindërve që zgjedhin pasardhësit e tyre.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Gusht 2018 - Këshilli për Mbrojtjen e Konsumatorit do të mbajë konferencë për media lidhur me aprovimin e Ligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit nga Parlamenti i Kosovës. (Ndërtesa e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, ora 11:00)

- Komuna e Prishtinës prezanton platformen e re dixhitale në kuadër të transparencës komunale "Kontratat e hapura". (Salla e Kuvendit komunal në objektin e vjetër të Komunës, ora 11:00)

- Kryetari i Lëvizjes për Bashkim se Valon Murati mban një konferencë për media lidhur me qendrimet e Lëvizjes për negociatat Kosovë - Serbi.  (Selia Qendrore e Lëvizjes për Bashkim ora 14:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, viziton lokacionin ku po zhvillohen punimet në ndërtimin e Spitalit Pediatrik Kirurgjik në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i cili do t’i integrojë të gjitha shërbimet shëndetësore që kanë të bëjnë me fëmijët. (QKUK, ora 14:00)

- Ne kuader te Festivalit Anibar prezantohet Aisha Madu me një program special. (Kinema “Jusuf Gërvalla” ora 14:00)

- Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së organizon ekspozitën e artistit pamor Yll Xhaferi, të titulluar “Scrolling”. (Qendra Informative dhe Kulturore e BE-së, ora 19:00)