19 Korrik 2019

Presidenti Trump, thirrje amerikanëve të marrin vaksinën e fruthit

Washington, 26 prill - Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump u bëri thirrje të premten amerikanëve, që të vaksinohen kundër epidemisë të fruthit, në kushtet e një rigjallërimi të virusit infektues në SHBA, që i ka detyruar dy universitete amerikane të izolojnë në karantinë qindra studentë, profesorë dhe punonjës të tjerë të universitetit.

Zoti Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se qytetarët "duhet të marrin vaksinat" për t’u mbrojtur ndaj virusit që konsiderohej i zhdukur në SHBA gati 20 vjet më parë.

Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), njoftuan të mërkurën se
ka patur rreth 700 raste infektimesh në 22 shtete amerikane, niveli më i lartë i epidemisë në 25 vitet e fundit. CDC tha se epidemia i atribuohet pjesërisht valës së keqinformimit për sigurinë e vaksinës së fruthit.

Fillimisht epidemia është zbuluar tek hebrejtë ortodoksë, që kishin rënë në kantakt me sëmundjen gjatë udhëtimeve jashtë vendit. Epidemia është përqendruar në një numër të vogël shtetesh, duke përfshirë Nju Jorkun, Nju Xhërsin, Miçiganin dhe Uashingtonin.

Edhe në Kaliforni, janë konfirmuar disa raste infektimesh. Zyrtarët e shëndetit publik urdhëruan të martën që të izoloheshin dhjetëra vetë në Universitetin e Kalifornisë dhe në Universitetin Shtetëror të Kalifornisë në Los Anxheles, të dy në Los Anxhelos, pas ekspozimit ndaj virusit në fillim të muajit. Zyrtarët e shëndetit publik të Distriktit të Los Anxhelosit thanë se personat do të duhet të mbahen në karantinë për rreth një javë.

CDC rekomandon vaksinimin për të gjithë personat mbi një vjeç, me përjashtim të atyre që e kanë kaluar fruthin kur ishin fëmijë dhe që kanë fituar imunitet nga sëmundja.

Vaksina, e cila së pari u bë e disponueshme në vitet 1960, konsiderohet e sigurtë dhe e efektshme nga shumica e ekspertëve të shëndetit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 korrik 2019 - Ekipi i Luftimit të Brigadës së Këmbësorisë së 44-të, Garda Kombëtare e Ushtrisë së New Jersey do të marrë komandën e MNBG-E nga Ekipi i Luftës së Brigadës së 29-të të Mbrojtjes së Këmbësorisë, Gardës Kombëtare të Ushtrisë së Hawaii ku menjëherë pas ceremonisë do të mbahet një konferencë shtypi. (Camp Bondsteel, ora 9:00)

- Klinika e Kirurgjisë Vaskulare, në bashkëpunim me Katedrën e Kirurgjisë dhe Fakultetin e Mjekësisë mbajnë mbledhje komemorative, me rastin e vdekjes së Prof.dr. Gazmend Shaqiri. (Amfiteatri i Dekanatit të Fakultetit të Mjekësisë, ora 9:00)

- Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Kosovës do të mbajë dëgjim publik për Projektligjin e Punës. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilën do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale 'KRU Prishtina', të Ndërmarrjes Publike ,,Posta e Kosovës", etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim një delegacion prej 56 studentësh të programit Akademia Verore, nga 28 shtete të ndryshme. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

- Grupi i Aktivisteve protestojnë para policisë në Fushë Kosovë për të mos lejuar që përdhunimet e vrasjet të fshihen brenda mureve të Policise dhe Prokurorise që sipas tyre më së paku i mbrojnë. (Marrshimi nis nga lagja Meshari te pazari për të vazhduar drejt stacionit policor në Fushë Kosovë, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)
 
- Matt Taylor, regjisor i “Rick & Morty Exquisite Corpse”, prezanton filmat e animuar në kuadër të Festivalit Ndërkombëtarë të Filmit të Animuar - Anibar. (Kinema “Jusuf Gërvalla” në Pejë, ora 14:00)

- Në kuadër të aktiviteteve "Ditët e Diasporës 2019" në përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj në Deçan behët hapja e Panairit Verorë 2019. (Qendra e qytetit të Deçanit, ora 16:00)
 
- Fondacioni Lumbardhi prezanton ekspozitën 'Kino e artistit' Vladimir Miladinović. (Kinema Lumbardhi, ora 19:30)

- Fondacioni Lumbardhi organizon koncertin e këngëtares kroate te pop dhe jazz, Vesna Pisaroviç Quartet: "The Great Yugoslav Songbook". (Kinema Lumbardhi, ora 21:00)