23 Prill 2024

Premtohet mbështetja e Kuvajtit për shëndetësinë e Kosovës

Prishtinë, 1 prill - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Ferid Agani, priti sot një delegacioni të Grupit Parlamentar të Miqësisë Kuvajt–Shqipëri, të kryesuar nga Valeed Al-Tabtabaei.

Ky takim ishte kthim i vizitës që Ministri Ferid Agani ka bërë në janar të këtij viti në Parlamentin e Kuvajtit, si kryetar i Partisë së Drejtësisë.

Në këtë takim u shpreh gatishmëria për bashkëpunim midis Kuvajtit e Kosovës në sferën e shëndetësisë.

Gjithashtu, u paralajmërua edhe vizita e Ministrit Agani në Kuvajt për takim me Ministrin e Shëndetësisë së Shtetit të Kuvajtit dhe vendosjen e marrëdhënieve midis dy ministrive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)