29 Mars 2024

Policia arreston një punëtore të QKUK-së për marrje ryshfeti

Prishtinë, 3 prill - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z. Imer Beka, njofton opinionin se Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës Departamenti Kundër Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, dje ka arrestuar të pandehurën me inicialet F.C.,  punëtore në QKUK, për shkak të dyshimit se e njëjta ka kryer veprat penale, “Marrje e ryshfetit” nga neni 428 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422  par.1 të KPRK-së.

Arrestimi është bërë gjatë aplikimit të Masave Teknike të Vëzhgimit dhe të Hetimit, ku e pandehura F.C.,  është zënë në flagrancë duke pranuar para nga e dëmtuara N.N., në oborrin e QKUK-së.

E pandehura kishte kërkuar para nga e dëmtuara për përshpejtimin e rregullimit te disa dokumenteve mjekësore, me qellim që e dëmtuara të aplikoj në institucionet si viktimë civile e luftës.

Prokuroria ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës ndaj të pandehurës,  në Gjykatën Themelore të Prishtinës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)