25 Maj 2019

Policia arreston dy zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë për keqpërdorim te pozitës

Prishtinë, 16 nëntor - Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, gjegjësisht Sektori për Hetimin e Korrupsionit, sot pas ndërmarrjes se disa veprimeve hetimore ka bërë arrestimin e dy personave të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘përvetësimi në detyrë dhe keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’.

I dyshuari H.D. viti i lindjes 1964, m/k/sh, në cilësinë e U.d. Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë, dyshohet se duke mos përmbushur autorizimet e tij ligjore gjatë vitit 2017 dhe 2018 në raport me tërheqjet e avanceve për udhëtimet jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së, të cilat mjete dyshohet se janë tërhequr për udhëtimet zyrtare që nuk kanë ndodhur fare, pra janë fiktive dhe për te cilat nuk ekziston dokumentacion përkatës që e dëshmon arsyen e tërheqjeve.

Shuma e keqpërdorimit për vitin 2017-2018 është 132,345.00 (njëqind e tridhjete e dy mije e treqind e dyzet e pese euro).

Ndërsa i dyshuari dytë,  M.R. viti i lindjes 1952, m/k/sh, në cilësinë e Drejtorit të Financave në Ministrinë e Shëndetësisë ne periudhën 2014-2017  dyshohet se ka vepruar në kundërshtim me detyrën e tij zyrtare duke lejuar tërheqjen e avanceve për udhëtime jashtë vendit për zyrtaret e AKPM-së e të cilat udhëtime nuk kane ndodhur fare dhe tërheqja e mjeteve është lejuar në kundërshtim me ligjin dhe pa dokumentacion përkatës.

Shuma e keqpërdorimit të mjeteve të tërhequra në emër të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit për udhëtimet që nuk kanë ndodhur fare për periudhën 2104-2017 është  1,170,854.00 (një milion e njëqind e shtatëdhjetë mijë e tetëqind e pesëdhjetë e katër euro).

Të gjitha këto tërheqje të mjeteve  në  emër te avanceve të AKPM-së, në kundërshtim me ligjin janë dorëzuar tek i dyshuari M.S. i arrestuar nga DHKEK-SHK, më 28.03.2018. 

Pas intervistimit personat e  dyshuar me aktvendim te prokurorit te PTH- Prishtinë dërgohen në ndalim  për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 maj 2019 - Vazhdon dita e dytë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B me temë 'Diaspora si agjent ndërmjetësues për të bërit biznes në tregjet e huaja'. (Hotel Emerald, ora 9:00)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi pret në takim delegacionin e Kryetarëve të Odave të Ballkanit Perendimor, anëtarë të Bordit Menaxhues të CIF-it. (Objekti i OEK-ut, ora 9:15)

- Delegacioni i kryetarëve të Odave Ekonomike të Ballkanit Perëndimor do ta vizitoj Kosovën. (Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve në Prizren, ish kampi i KFOR-it, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Vushtrisë organizon drekë pune për delegacionin nga Diaspora në Komunën e Vushtrisë. (Vushtrri, ora 12:15)

- Kompanitë e konferencës ekonomike të diasporës shqiptare nga Evropa më B2B vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Ciao Berto. (Ciao Berto, Magjistralja Pishtine - Mitrovice, kilometri i dytë, ora 14:25)

- Kompanitë e Diasporës vizitojnë showroom të kompanisë nga Kosova, Tiki Mosaic. (Objekti i kompanisë Tiki MosaicMagjistralja Prishtinë - Ferizaj, afër Grand Strore, ora 15:30)

- Kompanitë e Diasporës zhvillojnë vizitë përmbyllëse në showroom të kompanisë Binni e cila do të jetë nikoqir i një kokteji me rastin e mbylljes së Konferencës Ekonomike të Diasporës Shqiptare nga Evropa. (Objekti i kompanisë Bini, magjistralja Prishtinë - Ferizaj, ora 16:15)