19 Prill 2024

Pfizer përfundon testimin e vaksinës, 95% efektive kundër COVID-19

New York, 18 nëntor - Një analizë përfundimtare e fazës së tretë të vaksinës ndaj koronavirusit nga kompania Pfizer tregon se ajo ishte 95% efektive në parandalimin e infeksionit, madje edhe tek të moshuarit.

Vaksina nuk shkaktoi efekte anësore të mëdha, tha kompania Pfizer.
 
Të dhënat konfirmojnë pretendimin fillestar të Pfizer për një efikasitet më të mirë se 90% të vaksinës.

"Efikasiteti ishte i qëndrueshëm midis moshës, racës dhe etnisë demografike. Efikasiteti i vërejtur tek të moshuarit mbi 65 vjeç ishte mbi 94%", thanë Pfizer dhe partneri i saj gjerman BioNTech në një deklaratë të përbashkët.

Kompania tha se do të aplikojë për autorizimin urgjent në SHBA brenda disa ditëve.

Analiza përfundimtare vjen vetëm një javë pasi rezultatet fillestare treguan se vaksina ishte më shumë se 90% efektive. Edhe kompania Moderna.Inc lëshoi të hënën të dhënat paraprake për vaksinën e saj, duke treguar efektivitet të ngjashëm.

Provat e suksesshme të dy vaksinave kundër koronavirusit kanë rritur shpresat për t'i dhënë fund pandemisë që ka vrarë më shumë se 1.3 milionë njerëz në të gjithë botën dhe ka shkaktuar kërdi në ekonomi dhe jetën e perditshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)