25 Prill 2024

Pezullohet greva e sindikatës së shëndetësisë

Prishtinë, 15  maj -  Kryesia e Federates Sindikale te Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) në mbledhjen e mbajtur sot në konsultim me Këshillin Grevist pasi analizoi situatën e krijuar pas rënies së Qeverisë së Republikes së Kosovës arriti të pajtohet që të  pezullohet protesta publike e paralajmëruar të mbahet me me 17 maj deri ne një vendim tjetër të Organeve me të larta të FSSHK-së.

FSSHK-ja ka deklaruar se mbetet fuqishem prapa kërkesave të parashtruara në protestat dhe grevat e meparshme e të cilat do të vlejnë edhe për Qeverinë e ardhshme.

FSSHK-ja u ofron bashkëpunim të gjitha Partive Politike në Republiken e Kosovës, bashkëpunim ne te mirë të Shëndetësisë me moton e vetme “ Shëndetësia Prioritet”.

"Format e verpimit te metutjeshem do të paraqiten në një Konferencë për Media e cila do mbahet me dt 17. 05.2017 në hapësirat e QKUK-së", thekson FSSHK.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)