19 Prill 2024

Pezullohen përkohësisht rastet e operacioneve jo urgjente

Prishtinë, 13 shtator - Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) njofton opinionin  publik se është duke u zhvilluar normalisht puna në sallat e operacionit në Klinikën e Gjinekologjisë me Obstetrike, në Klinikën e Ortopedisë,  Klinikën e ORL-së dhe  Klinikën e Oftalmologjisë.

Ndërkohë, nga dita e enjte, përkohësisht janë pezullua rastet e operacioneve të planifikuara (jo urgjente) në bllokun e klinikave kirurgjike.

Rastet urgjente nga blloku kirurgjik janë operuar në sallat e Klinikës  Emergjente, të cilat poashtu janë në funksion.

Nga  dita e enjte, klinikat kirurgjike në QKUK, kanë raportuar për dy raste  të vdekjeve  ndodhura pas operacionit.

Menjëherë janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të hulumtuar “dyshimet” e ngritura  për  ndonjë parregullsi të mundshme si i parasheh edhe legjislacioni në fuqi.

QKUK,  kërkon nga mediet dhe opinioni publik të jenë të kujdesshëm duke lënë hapësirë për hulumtim nga organet kompetente. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)