25 Prill 2024

Pesë autoambulanca për shëndetësinë e Prizrenit

Prishtinë, 14 korrik -  Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi, bashkë me përfaqësuesin e Qeverisë së Luksemburgut në Kosovë, Pierre Weber, u kanë shpërndarë sot drejtorëve të pesë Qendrave Kryesore të Mjekësisë Familjare nga rajoni i Prizrenit: Malishevës, Dragashit, Rahovecit, Prizrenit e Suharekës çelësat e autoambulancave që këtyre institucioneve u janë dhuruar në kuadër të Projektit të MSH-së dhe Agjencionit për Zhvillim bashkëpunimi i Qeverisë së Luksemburgut - Lux Developemnt, “Programi përkrahës për shëndetësi në Kosove - KSV/014”, i cili financohet nga Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Dukatës së Madhe të Luksemburgut.

Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë edhe Max Glesener, përfaqësues regjional për Ballkanin i Lux Development, U. D. i Sekretarit Permanent të MSH-së, Haxhi Kamberi si dhe zyrtarë të tjerë shëndetësor.

Ministri Bukoshi ka lutur drejtorët e QKMF-ve që përfituan nga ky projekt që t’i përdorin këto autoambulanca në mënyrë racionale dhe në interes të ruajtjes e përparimit të shëndetit të qytetarëve të rajonit të tyre, kurse Pierre Weber ka theksuar se Qeveria e vendit të tij është e përkushtuar që ta ndihmojë shëndetësinë kosovare, duke thënë se partneriteti duhet të ekzistojë në një ndërlidhje sikur janë vet pjesët e organizmit.

Auto -ambulancat janë të tipit “Peugeot Boxher” dhe janë të pajisura me aparaturën më moderne për trajtim të rasteve emergjente. Vlera e tyre e përgjithshme është 280 000 euro.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)