25 Prill 2024

Përurohet shërbimi i Rezonancës së gjirit dhe mamografi 2 në QKUK

Prishtinë, 20 tetor - Klinika e Radiologjisë  e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, nga dita e sotme do të ofroj  shërbimin e Rezonancës së gjirit dhe mamografin 2 që do të ofrojnë shërbime gratë kosovare.

Në ceremoninë e përurimit të këtij shërbimi morën pjesë, Ministri i Shëndetësisë i Republikës  së Kosovës z. Uran Ismaili, dr. Basri Sejdiu, Ud. Drejtor  i Përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovë, dr. Ibrahim Rudhani, prodekan për shëndetësi  në Fakultetin e Mjekësisë dhe menaxhmeti i klinikës dhe profesionistë shëndetësorë.

Me këtë rast,  drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, dr. Serbeze Kabashi- Muçaj, njoftoi se nga sot,  për herë të parë në institucionet publike shëndetësore  në Kosovë, do të filloj të ofrohet  shërbimi i kompletuar i  diagnostikës së gjirit, përfshirë Rezonancën e gjirit, mamografia,  ultrazëri dhe biopsia e gjirit.

Uran Ismaili,  Ministër i Shëndetësisë i  Republikës së Kosovës,  theksoi se  me përurimin dhe funksionalizimin e kësaj aparature pacientet  nuk do të kenë nevojë të dalin jashtë institucioneve shëndetësore publike, por shërbimin do ta marrin brenda tyre.

Sipas tij, qëllimi  i Ministrisë së Shëndetësisë  është krijimi i kushteve që shërbimet shëndetësore të  ofrohen brenda institucioneve shëndetësore publike dhe pacientët të mos kenë nevojë të shkojnë jashtë vendi. Ministri Ismaili,  mes tjerash  u shpreh se për  këtë ka vullnet dhe gatishmëri dhe po punohet për të ndryshuar gjërat në të mirë të institucioneve  shëndetësore.

Ud. Drejtori i Përgjithshëm i SHSKUK-së,  theksoi se rëndësia e këtij shërbimi rritet edhe më tepër meqë përurimi po bëhet në muajin e luftimit  të kancerit të gjirit, përderisa përmes këtij shërbimi  diagnostikimi do të jetë shumë më i lehtë.

Prof. Ibrahim Rudhani, prodekan për shëndetësi në Fakultetin e Mjekësisë, theksoi se dekanati i Fakultetit të Mjekësisë ka përkrahur dhe do të përkrahë avancimet shkencore të profesionistëve shëndetësorë, e në këtë rast edhe atyre të degëve diagnostike.

Për paisjen  me mamografi të ri janë angazhuar dhe kanë mbështetur edhe gratë deputete të Parlamentit të Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)