24 Prill 2024

Përurohet renovimi i Repartit të Gjinekologjisë në QKMF në Istog

Istog, 26 qershor - Është bërë sot përurimi i renovimit të Repartit  të Gjinekologjisë në  Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare ne Istogut, ku pjesë e kësaj ceremonie ishte kryetari i Komunës Haki Rugova, Ambasadori Turk në Kosovë Cagri Sakar si dhe ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj.

Me këtë rast kryetari i Komunës Haki Rugova falënderoj shkëlqesinë e tij Ambasadorin Turk në Kosovë Cagri Sakar, ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, me rastin e përurimit të renovimit të reparit të Gjinekologjisë në QKMF në Istog.

Kryetari Rugova  u shpreh se nuk është hera e parë që shteti Turk ndihmon Kosovën dhe komunën e Istogut, pasi që ka pasur edhe projekte të tjera që janë realizuar në Istogut nga ana e shtetit Turk.

Ai tha se ky është një rast i mirë të vazhdohet edhe për bashkëpunime tjera të mëtutjeshme, që bashkëpunime të tilla nuk kanë munguar asnjëherë. Po ashtu përuroj dhe përgëzoj edhe stafin e QKMF-së duke ju dëshiruar punë të mbarë në funksionimin e kësaj qendre.

Ambasadori turk në Kosovë Cagri Sakar, falënderoj kryetarin Rugova për pritjen dhe u shpreh se kryesia e  këshillit shtetit turk është e interesuar me  sjell projekte të tilla në Istog si kjo sot por  në periudhat e ardhshme edhe Republika e Turqisë së bashku me Tikan do të ketë interesim për realizimin e projekteve të ndryshme në Istogut.

Ndërkaq Ministri Zemaj, përgëzoj për punën dhe angazhimin komunën e Istogut në luftë ndaj pandemisë, duke cilësuar si njëra ndër komunat ma të suksesshme për menaxhimin e kësaj pandemie.

Ai po ashtu tha se Ministria e Shëndetësisë është duke koordinuar  të gjitha donacionet që vijnë nga të gjitha agjensionet të cilat janë investime direkte në përmirësimin e jetës së qytetarëve sidomos në shërbime shëndetësore.

Zemaj falënderoj ambasadorin Sakar, që janë përkujdesur që kjo njësi dhe kjo klinikë e vogël  e domosdoshme të ju shërbej nënave dhe motrave tona në Istog për të kryer shërbime për ruajtën e shëndetit. Ministria dhe ministri do jenë në përkrahje të plotë të këtyre angazhimeve tha ministri Zemaj. 

Renovimi i renovimi i Repartit  të Gjinekologjisë në QKMF në Istog është donacion nga KFORI  Turk – kontingjenti i shërbimeve shëndetësore. Turk në Kosovë në vlerë të  60 mijë eurove.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)