25 Prill 2024

Përurohet qendra e re shëndetësore në Vushtrri

Prishtinë, 17 nëntor - Një qendër e re shëndetësore e financuar nga BE-ja u përurua të enjten më 17 nëntor në Vushtrri.

Me rastin e përurimit Drejtori i Operacioneve i Zyrës ndërlidhëse të KE-së, Christof Stock tha: "Shpresoj që kjo qendër e re e përkryer të shërbejë si një aset i çmuar për qytetarët. Me këtë projekt KE-ja vazhdon t’i mbështesë komunat e Kosovës në mënyrë që ato ta përmirësojnë infrastrukturën shoqërore dhe ta përmirësojnë shërbimin shëndetësor.”

Pritet që më shumë se 100,000 qytetarë të kësaj zone të kenë qasje të plotë dhe të specializuar në shërbimet shëndetësore. Sipërfaqja e përgjithshme e qendrës është 1.234 m2 dhe do të ketë repart të kujdesit emergjent, laboratorë (radioskopi, mikrobiologji), dhomën e mjekut të përgjithshëm, repartin për mjekësi familjare, dhomat për pediatri, gjinekologji, dentistin, dhomat e mjekëve dhe të infermiereve, hapësirë për administratën dhe pajisje tjera të jashtme në përputhje me standardin e ndërtesave të BE-së.

Plani dhe ndërtimi i ndërtesës së Qendrës Shëndetësore është në përputhje të plotë me qasjen e lirë për persona me aftësi të kufizuara dhe është e pajisur me panele solare për prodhimin e energjisë.

Qendra e financuar nga BE-ja ka kushtuar pothuajse €800,000. 

Ndërtimi i qendrës është pjesë e një plani të gjerë të infrastrukturës i cili financohet përmes programit IPA 2007 të Komisionit Evropian dhe përfshinë edhe projekte tjera në Kosovë siç janë qendrat sportive dhe kulturore, fushat sportive dhe sheshe lojërash.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)