20 Janar 2021

Përurohet Qendra e Mjekësisë Familjare në Gjonaj

Prizren, 11 shtator - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, i shoqëruar nga nënkryetari i komunës Visar Shehu, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj dhe drejtorët e tjerë komunalë, ka bërë përurimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Gjonaj.

Ky objekt modern 512m katrorësh, do t’i ofrojë banorëve shërbime cilësore shëndetësore, me këshillimore për shtatëzëna dhe për nënat bashkë me femijë 0-3 vjeç, laborator modern, shërbime për infuzione, shërbime të stomatologjisë, si dhe infrastrukturë që i përshtatet personave me nevoja të veçanta (ashensorë, tualet e pjerrësira).

Kryetari Haskuka, gjatë fjalimit të tij deklaroi se banorët e rajonit të Hasit për herë të parë do t’i marrin shërbimet për infuzione dhe ato laboratorike në QMF-të e tyre, pa pasur nevojë që të vijnë në qytet.

“Kjo qendër është njëra nga qendrat më moderne ku do të ofrohen shërbime cilësore në të gjitha repartet. Shërbimet që i jep komuna jonë në shëndetësi, janë shembull për të gjithë Kosovën, por edhe rajonin.”, tha Haskuka.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj njoftoi se projekti ka kushtuar rreth150.000 euro dhe theksoi se nga këto shërbime do të përfitojnë banorët e 9 fshatrave në rajonin e Hasit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)