03 Tetor 2022

Përmes procedurës emergjente SHSKUK dëmton buxhetin e saj për rreth 42,000 euro

Prishtinë, 31 janar - Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka bërë të ditur se më 15 dhjetor 2021, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHKSUK) nënshkroi një kontratë me kompaninë Madekos për furnizim me maska kirurgjikale dhe dorëza.

Çmimii kontratës është 150,035 euro me një kohë zgjatje prej 3 muajsh. SHSKUK përdori procedurën e negociuar për shkak se tenderi i hapur për të njëjtat produkte është me ankesë në Organin Shqyrtues të Prokurimit.

Mirëpo sipas KDI-së, SHKSUK nuk ka ftuar të gjithë operatorët që kanë ofertuar në tenderin e hapur që të ofertojnë edhe në tenderin me negocim.

"SHSKUK ka pranuar çmime mëtë larta se ofertat e pranuar nga e njëjta kompani për maska kirurgjikale. Madekos ka ofertuar 0.03 euro në tenderin e hapur, ndërsa në tenderin me procedurë të negociuar, 0.04 euro." 

"SHSKUK ka ftuar vetëm edhe një kompani tjetër për të ofertuar në procedurën e negociuar, por e cila ka dhënë një çmim më tëlartë. Si rezultat i kufizimit të konkurrencës, SHSKUK ka pranuar çmime më të larta", thekson KDI.

Gjithashtu sipas KDI-së nuk ka ndonjë dëshmi se SHSKUK ka tentuar që të negociojë për të ulur çmimin. Përdorimi i procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, nënkupton që autoriteti kontraktues duhet të tentojë qëtë negociojë dhe të ulë çmimin.

KDI konsideron se SHSKUK është dashur të ftojëtë gjithë OE që kanë ofertuar në tenderin e hapur në mënyrë qëtë marrë çmime më të lira.

Një nga parimet bazë të prokurimit është konkurrenca dhe është vërtetuar se kur rritet niveli i konkurrencës ka mundësi më të mëdha që të ketë çmime më të ulëta.

Një nga OE që ka marrë pjesë në tenderin e hapur, Ardi Sh.P.Kështë ankuar me pretendimin se nuk është ftuar që të marrë pjesënë tenderin e negociuar dhe se do të mund që këto produkte ti ofertonte me çmim prej 90,000 euro, pra rreth 60,000 më lirë se çmimi i kontratës.

Nëse kontrata do të llogaritej me çmimet e ofertuara në tenderin e hapur atëherë SHSKUK do të paguante rreth 108,000 euro.

Një vendim i paanalizuar mirë, që tëpërdoret procedura e negociuar dhe të ftohen vetëm dy OE ka bërë që SHSKUK të dëmtojë buxhetin e saj për rreth 42,000 euro.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 4 tetor 2022

- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë takohet me delegacionin e administratës së Parlamentit të Republikës së Austrisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 8:30)

- Misioni i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë organizon ceremoninë zyrtare të nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet komunave të rajonit, Prishtinës, Obiliqit, Lipjanit, Podujevës dhe Fushë Kosovës dhe Qendrës për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë. (Hotel Amazona, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit gjatë të cilës do të shpalosën të gjeturat nga analiza e procedurave të prokurimit publik lidhur me shpenzimet publike të realizuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Universitar gjatë periudhës 2020 – 2022. (Restorant Boho, ora 10:00)  

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton raportin e Auditorit të Përgjithshëm për Raportn Vjetor Financiar të Buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2021. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Në kuadër të aktiviteteve kulturore artistike brenda institucioneve korrektuese, nesër në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, do të shfaqet Filmi “ Sffaragette”. (Qendra Korrektuese për Femra Lipjan, ora 11:00)

- Me rastin e 4 Tetorit, “Ditës Botërore për Mbrojtjen e Kafshëve”,  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në bashkë organizim me Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, OJQ-në Fondacioni për Mbrojtjen e të Drejtave të Kafshëve si dhe Fondacioni për mbrojtjen e kafshëve Vier Pfoten Kosova do të shënojmë këtë ditë në Pyllin e Arinjve Prishtina. (Fshati Mramor, afër liqenit të Badovcit, ora 11:00)
 
- Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec, përgjatë gjithë muajit tetor, si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, çdo ditë pune ofron shërbimin e mamografisë falas për të gjithë. (Rahovec, ora 11:00)

- Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati së bashku me Ministren e Financave dhe Ekonomisë të Shqipërisë, Delina Ibrahimaj, Drejtorin e Përgjithshëm të Doganave të Kosovës Agron Llugaliu dhe Doganës së Shqipërisë Genti Gazheli do të inspektojnë punët në hapësirat e përbashkëta të Portit të Durrësit. (Porti i Durrësit, ora 12:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti shqyrton në parim i Projektligjit për Sigurinë e përgjithshme të produkteve si dhe formon grupin e punës për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për komunikimet elektronike. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 12:00)