29 Mars 2024

Përfundoi trajnimi në Kujdesin Efektiv Perinata

Prishtinë, 12 nëntor - Me përkrahjen e ekspertëve ndërkombëtarë të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), pas dhjetë ditë trajnimi, pjesëmarrësit e kursit të Kujdesit Efektiv Perinatal (KEP), janë pajisur sot në Prishtinë me certifikatat e pjesëmarrjes në këtë aktivitet të mbajtur në Klinikën Gjinekologjike- Obstetrike të QKUK-së.

Në ceremoninë e ndarjes së këtyre certifikatave, ka marrë pjesë Sekretari Permanent i Ministrisë së Shëndetësisë, dr. Ilir Tolaj, znj. Osnat Lubrani, koordinatore e Ekipit të Agjencioneve të OKB-së në Kosovë, përfaqësues të OBSH-së dhe krerët e KOGJ-it.

Dr.  Ilir Tolaj, tha se një nga problemi më i madh në sistemin shëndetësor të Kosovës është vet faktori njeri, gjegjësisht mungesa e resurseve të mjaftueshme profesionale, prandaj, ka theksuar ai, krahas fuqizimit të kapaciteteve profesionale, kërkohet edhe shpejtimi me punë, për të kompensuar kohën e humbur dhe për të arritur rajonin dhe Evropën me aspektet e mbrojtjes së shëndetit të nënës dhe fëmijës.

Znj. Osnat Lubrani, koordinatore e agjencive të OKB-së në Kosovë, e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm kursin, duke shprehur besimin se dijet dhe shkathtësitë e marra, do të barten tek gjeneratat e tjera të personelit shëndetësor.

Pakoja trajnuese e zbatuar gjatë trajnimit në Kujdesin Efektiv Perinatal kishte për qëllim ngritjen e shkathtësive profesionale teorike e praktike të mamive, obstetër-gjinekologëve, neonatologëve dhe infermierëve pediatrikë kosovarë në kujdesin obstetrik dhe neonatologji dhe në një numër fushash të kujdesit të veçantë siç është pre-eklampsia, hemorragjitë post-partale, asfiksia perinatale dhe kontrolli i infeksionit.

Ky trajnim  është në kuadër të projekteve të përbashkëta të tri agjencioneve të Kombeve të Bashkuara (WHO, UNICEF dhe UNFPA) -Përmirësimi i shëndetit të grave dhe fëmijëve në Kosovë, i financuar nga Qeveria e Luksemburgut dhe zbatuar në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)