29 Mars 2024

Përdorimi i celularit konsiderohet mundësisht kancerogjen

Gjenevë, 1 qershor - Ekspertët e kancerit që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, kanë thënë se disa dëshmi tregojnë që përdorimi i telefonit mobil rrit mundësitë e goditjes nga një lloj i kancerit në tru.

Për këtë përdoruesit e telefonave celular duhet të gjejnë mënyra të reduktimit të përdorimit të tij.

Ekspertët rekomandojnë që përdorimi i telefonit celular duhet të gjendet në listën e aktiviteteve “mundësisht kancerogjene”, duke e vënë kështu këtë pajisje komunikimi në të njejtën kategori ku janë edhe pesticidet DDT, kafeja dhe shkarkesat e motorit të benzinës.

Gjërat e klasifikuara si “mundësisht kancerogjene” nuk nënkuptojnë se shkaktojnë drejtpërdrejtë kancerin. Ekspertët kanë paralajmëruar se më shumë kërkime janë të nevojshme para se të bëhet konkludim më i fuqishëm që e percakton saktësisht se sa i rrezikshëm është përdorimi i telefonit celular.

Ekspertët që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, më sakt, 31 shkencëtarë nga 14 shtete, nuk kanë bërë një kërkim të tyre, mirëpo vlerësimin për këtë e kanë bërë pas ii kanë studiuar studimet e bëra nga shkencëtarë tjerë rreth sigurisë së kësaj pajisjeje.

Vlerësohet se momentalisht në botë ka pesë miliardë përdorues të telefonit celular. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)