27 Tetor 2020

Për herë të parë në Kosovë, Komuna e Prizrenit ofron Shërbimin Geriatrik

Prizren, 24 shtator - Komuna e Prizrenit, sot për herë të parë në Kosovë, ka futur në funksion shërbimin geriatrik, për të moshuarit që kanë nevojë për ndihmë mjekësore por nuk kanë mundësi të vijnë deri në Qendrat e Mjekësisë Familjare.

Kryetari i Komunës së Prizrenit Mytaher Haskuka, me rastin e realizimit të vizitave të para tek të moshuarit, duke deklaruar se ky shërbim është përtej premtimeve të tij gjatë fushatës, tha se është i gëzuar që të moshuarit tashmë do të kenë përkujdesje profesionale nga infermierët dhe mjekët.

"Sot po fillojmë një shërbim të ri, për herë të parë në Kosovë. Jam shumë i gëzuar që të moshuarit e komunës sonë do të vizitohen nga një ekip profesional mjekësor, sa herë që të kenë nevojë. Në të njëjtën kohë komuna jonë ofron edhe shërbime të kujdesit paliativ, me të cilin ofrojmë shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazën terminale", tha Haskuka.

Nga ana tjetër, drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj, deklaroi se aktualisht janë 50 pacientë të moshuar që do të përfitojnë nga ky shërbim dhe ftoi të gjithë qytetarët që kanë nevojë për kujdesin geriatrik, të lajmërohen në organet kompetente të komunës dhe në numrin e telefonit 049235548.

”Ky projekt i cili ka filluar sot, do të zgjasë të paktën për dy vitet e ardhshme. Ekipi i shërbimit geriatrik në shëndetësinë primare do të realizojë vizita të rregullta për të moshuarit e komunës sonë, të cilët nuk kanë përkujdesje nga anëtarët e tjerë të familjes, për të ofruar shërbime mjekësore dhe sociale si matja e tensionit arterial dhe paramasave të tjera vitale, vendosja apo heqja e kateterit urinar, dhënia e terapisë orale, kujdesi për higjienë e shërbime tjera të ndryshme", u shpreh Arënliu-Hoxhaj.

Kujtojmë se përveç Shërbimit Geriatrik, Komuna e Prizrenit vitin e kaluar ka filluar të ofrojë edhe kujdesin paliativ, ku ofrohen shërbime mjekësore në shtëpi për personat me sëmundje në fazën terminale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Tetor 2020 - Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes diskuton lidhur me zhvillimet në Policinë e Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Agron Limani, do të bëjnë shpërndarjen e motokultivatorëve me frezë, në kuadër të prjektit: “Furnizimi me Mekanizëm Bujqësorë”. (Tek parkingu mbrapa Shtëpisë së Bardhë, ora 10:00)

-  Komisioni për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media shqyrotn interpretimin e ligjshmërisë së përzgjedhjes sē drejtorit gjeneral të RTK-së. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, raporton në Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, lidhur me emërimet e fundit në bordet e përkohshme; gjendjen dhe veprimet e Qeverisë në Ndërmarrjen Trepça ShA; për funksionimin dhe operimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nënshkruan Marrëveshje të Mirëkuptimit me Institucionet e Arsimit të Lartë të Kosovës. (Objekti i ish-MZHE-së, ora 11:00)

- Drejtuesit e Federatës Sindikale të Bujqve të Kosovës do të protestojnë. (Para ndërtesës së Ministrisë së Bujqësisë, ora 11:00)

-  Lëvizja FOL organizon forumin online FOL Hapur me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar  Nicholas Abbott ku nder të tjera do të diskutohet edhe kontributi i Mbretërisë së Bashkuar për qeverisjen e mirë në Kosovë, veçanërisht në procesin e rekrutimit si dhe do të diskutojmë për sfidat kryesore të Kosovës, në të ardhmen e afërt. (Përmes platformës online ZOOM - https://zoom.us/j/97706999692, ora 11:30)

- Kryeministri Avdullah Hoti vendos kurora me lule te shtatorja e Ukë Bytyçit, me rastin e 18 vjetorit të vrasjes së tij. (Oborri i Komunës në Suharekë, ora 12:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes do të zhvillojë një vizitë pune në pikën kufitare në Merdare lidhur me zbatimin e marrëveshjeve Kosovë - Serbi. ​(Pika kufitare në Merdare, ora 12:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish Ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës me mbështetje nga Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur do të publikojë hulumtimin "Ndikimi i Pandemisë Covid-19 në gjendjen ekonomike të gazetarëve, kameramanëve dhe fotoreporterëve". (Hapësira e Fondacionit 17, ora 13:00)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit lidhur e Projektligjin për të drejtën ndërkombëtare Private. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport shqyrton listën e kandidatëve për Anëtarët e Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

-  Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë diskuton mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shërbimin e jashtëm të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish- Drejtore Menaxhuese te AKP-se Mrika Tahiri. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 14:00)