24 Prill 2024

Pasojat e gjumit të mangët

Prishtinë, 8 korrik - Presioni përtë punuar më shumë dhe për të fjetur më pak po nxit një epidemi globale me pasoja shqetësuese, thotë neuroscientisti Matt Walker.

\"Dikur në vitet 1940 njerëzit flinin mesatarisht pak më shumë se tetë orë gjatë natës, dhe tani në kohët moderne kjo mesatare bie në rreth 6.7 ose 6.8 orë në natë\", thotë Matt Walker, profesor i neuroshkencës dhe psikologjisë në Universitetin e Kalifornisë.

\"Pra, kjo është një humbje tronditëse për një periudhë kohore prej vetëm 70 vjet, ku kemi rënë në masën 20 për qind\".

Për të rriturit, bota moderne është plot me gjëra që e zvogëlojnë gjumin. Kafeina, e cila na mban zgjuar. Alkooli, i cili fragmenton gjumin tonë dhe shtyp ëndërrimin. \"Edhe pse ne kemi përmirësuar kushtet për të fjetur, me gjithçka nga dyshekë më të mirë deri te  shtëpitë pa tymosje, mjedisi ynë i kontrolluar mund të ketë krijuar probleme\", thotë Walker.

Ajo që është e habitshme, është ngrohja qendrore dhe ajri i kondicionuar. Pra, kur dielli perëndon, temperatura bie në mënyrë dramatike dhe kur dielli lind, fillon të rritet përsëri. Trupat tanë janë përshtatur me këtë orar termik. Por, ajo që kemi bërë është largimi nga rrjedha natyrore që na tregon kur është koha për të fjetur dhe në të vërtetë na ndihmon të flemë.

Por në këtë mes hyn teknologjia. Jo vetëm drita artificiale, por të gjitha llojet e pajisjeve me ekranet LED, duke emetuar një formë të fuqishme të dritës blu. Drita blu për fat të keq frenon lirimin e një hormoni të quajtur melatonina, hormon që gjatë natës jep sinjalin se kur duhet të flesh.

Teknologjia gjithashtu shkakton zvarritje të gjumit. Mesnata është koha kur mendojmë, mirë ndoshta duhet të dërgojmë emailin tonë të fundit, më lejoni të kontrolloj edhe një herë Facebook-un.

Pastaj vjen presioni ekonomik dhe shoqëror për të punuar më shumë, për të fjetur më pak dhe për të ndjekur modelin e udhëheqësve të njohur botërorë, si Donald Trump, Barack Obama dhe Margaret Thatcher, të cilët pohojnë se bëjnë vetëm pesë orë gjumë ose më pak.

Por a duhet të ndjekim shembullin e George W. Bush, i cili thuhet se shkonte në shtrat rreth orës 21 dhe bënte nëntë orë gjumë çdo natë?

\"Bazuar në ndoshta rreth 10,000 studime kërkimore, numri i njerëzve që bëjnë gjashtë orë gjumë ose më pak dhe nuk tregojnë dëmtime, është zero\".

Profesor Walker thotë se në rastet me më pak se shtatë orë gjumë, ne fillojmë të shohim pasojat shëndetësore.

\"Çdo sëmundje e madhe që po na vret ​​në botën e zhvilluar: Alzheimeri, kanceri, obeziteti, diabeti, ankthi, depresioni, vetëvrasja. Të gjithë këto kanë lidhje direkte tani dhe shumë të forta me gjumin e mangët\".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)