29 Mars 2024

Parandalimi i infeksionit zvogëlon përdorimin dhe rezistencën në antibiotikë

Prishtinë, 15 nëntor - Në javën botërore të ndërgjegjësimit për antibiotikët (JBNA) këtë vit OBSh thërret punëtorët shëndetësorë në Rajonin Evropian të OBSh-së që të parandalojnë përhapjen e rezistencës antimikrobike (RAM) në mjediset e kujdesit shëndetësorë përmes parandalimit dhe kontrollit efektiv të infeksionit.

Artikulli i ri në Lancet i publikuar me 13 Nëntor 2017 vë theksin në “vlerën e veprimeve parandaluese dhe kontrolluese të infeksionit si zgjidhje kyçe për frenimin e përhapjes së RAM”.

“Rezistenca antimikrobike është duke u përhapur gjithnjë e më tepër në Rajonin Evropian të OBSh-së duke qenë se mikrobet rezistente nuk njohin kufij. Parandalimi dhe kontrolli efektiv i infeksionit është një nga armët tona më të fuqishme për trajtimin e këtij kërcënimin shëndetësorë global”, thotë Dr Zsuzsanna Jakab, Drejtor Rajonal i OBSh-së për Evropë.

“Megjithëse duket se ne kemi filluar të shohim disa përparime të vogla, ne duhet të qëndrojmë vigjilent dhe të punojmë edhe më shumë për të zvogëluar nivelet e rezistencën antimikrobike. Përdorimi i matur i antibiotikëve si dhe strategjitë e parandalimit dhe kontrollit efektiv të infeksionit që shënjestrojnë të gjithë sektorët e kujdesit shëndetësorë janë fundamentale”, ka theksuar Andrea Ammon, Drejtor i Qendrës Evropian për parandalim dhe kontroll të sëmundjeve.

Në disa vende të Rajonit, më shumë se 50% të infeksioneve janë të shkaktuara nga patogjenët që janë rezistent ndaj barnave antimikrobiale. Variacionet ndërmjet vendeve janë të lidhura me përdorimin e antibiotikëve si dhe praktikat e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit.

Çdo infeksion i parandaluar është një trajtim me antibiotik i shmangur

Deri 10% të pacientëve në gjithë botën që ndodhen nën trajtim llogaritet që marrin të paktën një infeksion të ndërlidhur me kujdesin shëndetësorë (INK) në çfarëdo kohe të dhënë. Në Bashkimin Evropian, është llogaritur që rreth 4 milion pacientë të hospitalizuar marrin një INK çdo vit, dhe rreth 37 000 vdesin si rezultat i drejtpërdrejtë i këtyre infeksioneve. 

Parandalimi dhe kontrolli efektiv i infeksionit mund të shmangë 1 në 3 INK. Kjo do të thotë nevojë më e vogël për antibiotikë, që nga ana tjetër zvogëlon përhapjen e RAM. Rregullorja Ndërkombëtare e Shëndetësisë (RrNSh) (2005) përcakton parandalimin dhe kontrollin efektiv të infeksionit si strategji kyçe për trajtimin e kërcënimeve të shëndetit publik në nivel ndërkombëtarë, siç është RAM.

Luani rolin tuaj në kontrollin e rezistencës antimikrobike!

“Punëtorët e kujdesit shëndetësorë, liderët e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit dhe menaxherët e spitaleve që të gjithë kanë një rol kritik në mbrojtjen e njerëzve nga infeksionet që mund të shmangen në mjediset e kujdesit shëndetësorë”, thotë Dr Nedret Emiroglu, Drejtor për Emergjenca Shëndetësore dhe Sëmundje Ngjitëse, Zyra Rajonale e OBSh-së për Evropë. “Higjiena e duarve me sapun dhe fshirje të bazuar në alkool është një intervenim i thjeshtë por akoma efektiv që ndihmon në parandalimin e infeksionit, kursen përdorimin e antibiotikëve dhe mbron efikasitetin e tyre”.

Punëtorët e kujdesit shëndetësorë duhet të zbatojnë rekomandimet e OBSh-së ‘Pesë momentet e mija për higjienë të duarve’:

1.    para kontaktit me pacientin;
2.    para përgatitjes dhe administrimit të injeksioneve;
3.    pas kontaktit me lëngje trupore;
4.    pas kontaktit me pacientin; dhe
5.    pas prekjes së rrethinës së pacientit.

Menaxherët e institucioneve shëndetësore, liderët e parandalimit dhe kontrollit të infeksionit dhe politikë-bërësit mund të kontribuojnë përmes promovimit të programeve të shënjestruara dhe fushatave të higjienës sipas udhërrëfyesve të OBSh-së.

JBNA zhvillohet prej 13 deri më 19 Nëntor 2017. Kjo ngritet mbi fushatën paraprake SHPËTONI JETËT: Pastroni duart tuaja, që kishte përdorur moton “Luftoni rezistencën në antibiotik – kjo është në duart tuaja”.

Të dhënat e reja, zotimet e reja

Në Rajonin Evropian, JBNA mbledhë forcat me Ditën Evropianë të Ndërgjegjësimit për Antibiotikë, një iniciativë Evropiane që ka filluar në vitin 2008. Aktivitet e OBSh-së/Evropiane për JBNA 2017 përfshijnë botimin e të dhënave të reja për RAM për Rajonin dhe thirrjen e tërë shoqërisë për t’u zotuar për kontrollin e RAM.

⦁    Të dhënat e reja mbi rezistencën antimikrobike në vendet evropianë do të publikohen me 15 nëntor 2017 në raportin e tretë vjetor të mbikëqyrjes dhe në seksionin e ri të uebfaqes së Portës së informacionit shëndetësorë evropian të OBSh-së/Evropë. Ky informacion është i pazëvendësueshëm për sigurimin e kuptimit të gjerësisë së problemit dhe identifikimit të prioriteteve kyçe për veprim.
 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)