16 Gusht 2018

Pacientet me kancer në gji mund të shmangin kimioterapinë

Washington, 5 qershor - Një studim i fundit, më i madh i bërë ndonjëherë për trajtimin e kancerit të gjirit, arrin në përfundimin se shumica e grave me formën më të zakonshme të sëmundjes mund të shmangin kimioterapinë pa dëmtuar shanset e tyre për të mposhtur kancerin.

Sipas rezultateve të njoftuara të djelën, rreth 70,000 paciente në vit në Shtetet e Bashkuara dhe shumë më tepër në mbarë botën, nuk do të kenë nevojë për kimioterapi.

Adine Usher mendoi se çdo gjë ishte në rregull pas një mamografie rutinë. Por më pas ajo ndjeu një gjëndër.

" Dendësia e gjinjëve të mi po maskonte praninë e jo një, jo dy, por tre tumoreve," thotë Usher.

Pas operacionit për të hequr gjirin, mjeku Joseph Sparano e inkurajoi atë t'i bashkohej një studimi që ai po kryente për të parë se cilat paciente përfitojnë nga kimioterapia dhe cilat jo.

"Dhjetë vjet më parë ajo do të kishte përmbushur të gjitha kriteret për rekomandimin e kimioterapisë. Sot në bazë të rezultateve të provës klinike, ajo në mënyrë të qartë nuk ka nevojë për kimioterapi," thotë mjeku Sparano.

Studimi i publikuar më 3 qershor është botuar në revistën New England Journal of Medicine. Ai u financua nga Instituti Kombëtar i Kancerit dhedisa fondacione të tjera në Shtetet e Bashkuara. Studimi zbuloi se shumica e grave me formën më të zakonshme të sëmundjes nuk dëmtojnë gjasat e tyre për të mbijetuar duke mos iu nënshtruar trajtimit me kimioterapi.

"Ishim në gjendje të identifikonim se rreth 70 për qind e pacienteve të cilave normalisht do t’u rekomandonim kimioterapinë, nuk do të përfitonin nga ajo dhe nuk e kanë të nevojshme. Nga ana tjetër rreth 30 për qind e pacienteve përfitojnë shumë prej saj", thotë zoti Sparano.

Kujdesi ndaj kancerit po largohet nga kimioterapia, e cila është pjesë e një brezi më të vjetër barnash me efekte të forta anësore.

Trajtimet e reja kanë përqëndrohen tek gjenet, bllokuesit e hormoneve dhe sistemi imunitar. Kur përdoret kimio, ajo jepet shpesh në doza më të vogla ose për periudha më të shkurtra.

Shmangia e kimioterapisë është opsioni i preferuar, nëse është e mundur pa dëmtuar shanset e mbijetesës.

"Për gratë aktive dhe të shëndetshme kimioterapia shkakton shumë lodhje që mund të çrregullojë cilësinë e jetës ose punën e tyre apo përgjegjësitë familjare. Ndërsa i detyrojmë gratë t’i nënshtrohen kimioterapisë gjatë gjithë kohës dhe shumë prejtyree kalojnë atë me pasoja minimale, është gjithmonë mirë të shmangim kimioterapinë nëse nuk është e nevojshme”, thotë Dr. Harold Burstein Institutin e Kancerit Dana-Farber.

Gjatë studimit 10,273 paciente iu nënshtruan një analize të quajtur Oncotype DX, që përdor një mostër biopsie për të matur aktivitetin e gjeneve të përfshira në shumëzimin e qelizave si dhe reagimin ndaj terapisë hormonale, për të vlerësuar rrezikun që kanceri të përsëritet.

Rreth 17 për qind e grave patën rezultate të një rezikshmërie të lartë dhe u këshilluan të kryenin kimioterapi. 16 për qind me rrezik të ulët, tani mund të anashkalojnë kimion, bazuar në rezultatet e mëparshme të këtij studimi.

Rezultatet e reja të studimit vijnë nga 67 për qind e grave me rrezik mesatar. Të gjitha kishin bërë operacion dhe terapi hormonale, dhe gjysma gjithashtu bëri kimio.

Pas nëntë vjetësh, 94 për qind e të dy grupeve ishin ende gjallë dhe rreth 84 për qind nuk kishin më shenja të kancerit, duke sugjeruar se kimioterapia nuk bëri asnjë ndryshim.

Disa gra të moshës 50 vjeçare, ose më të reja, kanë përfituar nga kimioterapia: mes tyre kishte 2 për qind më pak raste të kancerit që përhapej përtej gjirit me teste që shënonin nga 16 deri në 20 pikë dhe 6 për qind më pak raste me testet që kishin rezultatin 21 deri në 25 pikë.

Studimi pritet të ndihmojë deri në 70,000 paciente në vit vetëm në Shtetet e Bashkuara t’i shpëtojnë dhimbjeve të kimioterapisë. Disa specialistë të kancerit besojnë se rezultatet do të kenë një ndikim të menjëhershëm në trajtimin e kancerit të gjirit për vitet që vijnë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Gusht 2018 - Ministri i Financave Bedri Hamza dhe ambasadori gjerman në Kosovë Christian Heldt nënshkrimit të Marrëveshjes Grant “Shërbime Financiare për Krijimin e Vendeve të Punës në Sektorin e Bujqësisë, Fondi për Garantimin e Kredive III” në vlerë 6.5 milionë euro. (Ministrinë e Financave në ndërtesën e Qeverisë, ora 10:30)

- Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi takohet me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë në Tiranë, Nikolin Jaka, për bashkëpunimin ekonomik në mes të Kosovës dhe Shqipërisë. (Objekti i Odës Ekonomike të Kosovës, ora 13:00)

- Kolegjit ISPE mban konferencën e radhës për media ku do të prezantohen fakte të shkeljeve të rënda ligjore  nga Ministri aktual  i MASHT-it dhe Bordi i AKA-së. (Objekti i Kolegjit ISPE, ora 14:00)

- Në kuadër të edicionit të 9-të të Festivalit të filmit të animuar “Anibar”, mbahet panel diskutimi me temën “Sfidimi i stereotipeve gjinore përmes animacionit”.  (Shtëpia e Kulturës në Pejë, ora 17:00)

- Jazz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni vjen me performancë në Anibar. (Parku Karagaq në Pejë)