28 Mars 2024

Pa sigurime shëndetësore nuk ka sistem shëndetësor

Prishtinë, 13 prill - Pa sigurime shëndetësore nuk ka sistem shëndetësor. Nëse themi ndryshe, atëherë vetëm mund t’i gënjejmë qytetarët. Kështu tha të martën Sadik Idriz, kryetar i Komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale të Kuvendit të Kosovës, në tryezën “E drejta për sigurime shëndetësore dhe infrastruktura ligjore”, të organizuar nga Instituti për Studime “Pjetër Budi” në Prishtinë.

Përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të fushës u pajtuan se mungesa e ligjit për sigurimet shëndetësore është duke e dëmtuar rëndë shëndetësinë dhe shoqërinë kosovare.

Idriz tregoi se ligji për sigurimet shëndetësore është miratuar në vitin 2007, por asnjëherë nuk ka hyrë në fuqi, pasi që nuk ishte nënshkruar nga shefi i atëhershëm i UNMIK-ut. Sipas Idrizit, ligji ishte tërhequr për shkak të implikimeve buxhetore, me rekomandimet e Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar. Ndërsa shkaqet pse nuk është miratuar deri tash kanë të bëjnë me shkallën e lartë të papunësisë dhe varfërisë, ndërkohë që edhe buxheti i ndarë për shëndetësi është shumë i vogël, krahasuar me vendet e rajonit.

Idriz shprehu besimin se ligji për sigurimet shëndetësore do të miratohet brenda këtij viti. “Kishim planifikuar që ky ligj, si dhe ligji i punës, të vijnë në Kuvend deri në fund të marsit, por nuk ndodhi kështu. Pa këto dy ligje, shoqëria kosovare nuk mund të funksionojë”, tha ai.

Idriz theksoi se ligji për sigurimet shëndetësore parasheh krijimin e Fondit Shëndetësor dhe nënkupton barabartësi në mes të sigurimeve private dhe shtetërore. “Kam insistuar që të vihet në zbatim të paktën pakoja themelore e shërbimeve të sigurimeve shëndetësore, si dhe të krijohet fondi”.

Ndërkaq, duke folur për buxhetin që i është ndarë shëndetësisë, Idriz tha se ai buxhet është shumë i vogël, krahasuar me vendet e rajonit. “Me këtë buxhet (tonin), as Obama nuk do të mund të bënte gjë”, tha ai.

Për Fatmir Gashin, ligjërues në Institutin “Pjetër Budi” dhe drejtor gjeneral i kompanisë së sigurimeve “Dukagjini”, nuk ka pasur kurrfarë arsye që ligji për sigurimet shëndetësore të tërhiqet. “Sipas të gjitha direktivave dhe konventave për të drejtat e njeriut, shteti është i obliguar që t’i sigurojë qytetarit sigurimin shëndetësor. Për këtë shkak, askush nuk ka të drejtë të ndërhyjë që ai të mos miratohet apo të tërhiqet. Ligji është i gastëhm dhe unë nuk e di pse nuk zbatohet”, tha ai.

Sipas Gashit, njerëzit varfërohen kur nuk ka sigurim shëndetësor. “Nuk ka shtet në botë, përveç Kosovës, ku nuk ekziston siugurimi shëndetësor obligativ”.

Gashi përmendi edhe një, siç e quajti ai, paradoks. “Në Kosovë nuk ka sigurim shëndetësor, por ata që merren me të duhet t’i paguajnë të gjitha kontrbutet. Kjo nuk do të duhej të ishte kështu”.

Blerim Syla, kryetar i Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK) tha se nuk qëndrojnë arsyet e thëna për mosmiratimin e ligjit për sigurimet shëndetësore. Sipas tij, mungesa e ligjit është problem politik.

“Asnjë parti nuk iu thotë qytetarëve në fushata se shëndetësia do të jetë ashtu siç duhet kur të paguhet, qoftë edhe në mënyrë simbolike”, tha ai.

Si problem në vete, Syla përmendi edhe mungesën e sistemit informativ shëndetësor. Po ashtu, ai kërkoi punë më të madhe të institucioneve në drejtim të miratimit të ligjit. “Do të bëjmë presionin më radikal të mundshëm për miratimin e tij”.

Lulzim Imeri, anëtar ekzekutiv i Agjencisë së Mbikëqyrjes së Sigurimeve në Maqedoni foli për përvojën maqedonase të miratimit të ligjit, duke përmendur edhe sfidat me të cilat janë ballafaquar, ndërsa Ibish Mazreku, ligjërues në Institutin “Pjetër Budi” dha një historik të shkurtër të sigurimeve shëndetësore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)