25 Prill 2024

Osmani mbështet MSh-në në nismat që kanë synim përballimin e Pandemisë

Prishtinë, 10 nëntor - Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim ministrin e shëndetësisë Armend Zemaj, të shoqëruar edhe nga drejtori i Instituti Kombëtar të Shëndetit Publik, Naser Ramadani.

Në takim u diskutua gjendja aktuale në sferën e menaxhimit të pandemisë Covid-19 si dhe mundësitë e koordinimit institucional.

Presidentja Osmani ka thënë se është i domosdoshëm koordinimi me Ministrinë e Shëndetësisë në kohën e emergjencës shëndetësore, duke rritur kujdesin dhe respektuar maksimalisht masat mbrojtëse ndaj Covid-19.

Ajo ka shfaqur gatishmërinë për të mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë në nismat e saj që kanë për synim përballimin e pasojave nga pandemia.

Ndërkaq ministri Zemaj e ka njoftuar u.d. Presidenten për masat anticovid, duke paralajmëruar kategorizimin e komunave sipas numrit të banorëve të infektuar.

Ai ka thënë se vendimet e MSH-së do të jenë në përputhje me situatën në terren.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)