20 Prill 2024

Organizata zvicerane AQH ndihmon shëndetësinë në Mitrovicë

Mitrovicë, 17 maj - Organizata zvicerane që merret me sektorin e shëndetësisë AQH, ka dhuruar një donacion në mjete pune për shëndetësinë në Komunën e Mitrovicës,   pako në mjete për dhjetë Qendra të Mjekësisë Familjare dhe dy pako për Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Sipas kryeshefit të QKMF-së në Mitrovicë, Burim Pllana, këto pako në mjete pune, përbëjnë otoskop, oftalmosokop, pulsoksimetra, peshore, reflektor, inhalator, çanta për punë në terren dhe mjete tjera pune, që janë të nevojshme për punë të përditshme në qendrat mjekësore.

Me këtë rast, kryeshefi i QKMF-së, i ka falënderuar AQH-në, e cila në vazhdimësi e ka ndihmuar QKMF-në e Mitrovicës.

Për këtë donacion, organizatën AQH, e ka falënderuar edhe drejtoresha e Drejtorisë për Shëndetësi, Erseka Hasanaj Barani e cila tha, “AQH në vazhdimësi e ka përkrahur shëndetësinë në Mitrovicë, me mjete pune dhe me trajnime dhe për këtë, në emër të drejtorisë, i falënderoj AQH-në, pasi këto mjete pune, ndihmojnë në masë të madhe ofrimin e shërbimeve shëndetësore, si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve”.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)