25 Prill 2024

OKB, 5 milionë adoleshentë të infektuar nga SIDA në botë

Gjenevë, 3 qershor - Vitet e fundit duket se janë arritur rezultate në luftën kundër SIDA-s tek të rnjtë. Fondacioni i OKB-së për Fëmijët (UNICEF), publikoi një raport në Johnnesburg më 1 qershor, ku thotë se, në vitin 2009 rreth 5 milionë adoleshentë të moshës 15-24 vjeç janë infektuar nga SIDA, ndërsa 2 milionë të tjerë të moshës 10 -19 vjeç janë mbajtës të virusit.

Sipas raportit, Afrika sub-sahariane është rajoni me numrin më të lartë të të infektuarve me SIDA mes të rinjve. Seksi dhe injektimi i drogës, mbeten format kryesore të përhapjes së SIDA-s.

OKB-ja vlerëson arritjen e rezultateve në luftën kundër SIDA-s, vitet e fundit. Pasi në vitin 2001, numri i adoleshentëve të infektuar nga SIDA ishte 5.7 milionë dhe u ul në 5 milionë brenda vitit 2009.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)