25 Prill 2024

OEAK dhuron veshje për Institutin e Shëndetit Mendor në Shtime

Prishtinë, 23 maj - Aktivitetet të cilat kanë për qëllim përkrahjen e kategorisë së shoqërisë e cila gëzon më së paku mbështetje dhe gjithpërfshirje, është e një rëndësie të vecantë për mirëqenien e tyre.

Në kuadër të aktiviteve të saj bamirëse, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka vizituar Institutin Special të Shëndetit Mendor të Shtimes për të dhuruar rroba për banorët e këtij instituti.

Kompanitë anëtare të Odës Amerikane të cilat kanë dhënë kontributin e tyre përmes dhurimit të rrobave janë: NLB Banka, Spitali Amerikan, PwC, Ferronikeli, Rikon, Recura Financials dhe stafi i Odës Amerikane.

Ky është viti i tretë që Oda Amerikane dhuron rroba për Institutin Special të Shtimes, aktivitet ky fillimisht i inicuar nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)