29 Mars 2024

Oda e Infermierëve lidere e Odave të profesionistëve shëndetësor

Prishtinë, 3 maj - Oda e Infermierëve të Kosovës (OIK) po bëhet lidere në mesin e Odave të profesionistëve shëndetësorë dhe me këtë edhe në marrjen  e kompetencave të reja nga Ministria e Shëndetësisë.

Kështu tha sot Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani në Kuvendin e VIII-të të anëtarëve të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve (OIK) të tjerë shëndetësor të Kosovës.

Duke përgëzuar këtë odë për zhvillimin e suksesshëm të saj, Ministri Rrahmani i dorëzoi kryetarit të OIK, z. Naser Rrustemaj edhe vendimin për bartjen e plotë të përgjegjësive për ri-licencimin e infermierëve në Kosovë, që tash e tutje do të bëhet nga kjo odë, derisa kompetencat për edukimin e vazhduar profesional dhe çështjet etike janë bartur vitin që shkoi.

Ministri Rrahmani i inkurajoi drejtuesit dhe anëtarët e Kuvendit të OIK, që të vazhdojnë edhe më tej me intensitet të lartë në zhvillimin e tyre dhe marrjen e të gjitha përgjegjësive nga ana e MSh-së sipas Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Duke pranuar vendimin e Ministrit për bartjen e plotë të kompetencave për ri-licencimin e infermierëve, kryetari i OIK-ut,  Naser Rrustemaj, tha se ky vendim është një përgjegjësi e madhe, dhe se OIK është e përkushtuar që të përmbush rolin e saj bazuar ekskluzivisht në ligj. Ai ka falënderuar MSh-në për bashkëpunim në procesin e ndërtimit dhe konsolidimit të kësaj ode që përfaqëson komunitetin më të madh në numër brenda sektorit shëndetësor.

Kurse, kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për Odat e Profesionistëve Shëndetësor, Hysni Bajrami, tha se akti i dorëzimit të vendimit për bartjen e kompetencave për ri-licencim të infermierëve nga MSh-ja tek OIK tregon për përkushtimin e MSh-së për zbatimin e Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor dhe, gjithashtu, për strukturimin dhe konsolidimin e mirë të Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Në Kuvendin e VIII të OIK, anëtarët e këtij Kuvendi miratuan raportin e punës të odës për 2016-2017 të cilin e prezantoi kryetari i OIK-ut; Rregulloren për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke të OIK-ut; Rregulloren për Këshillin Etik të OIK; planin e buxhetit për gjashtë mujorin 2017 si dhe disa vendime të tjera brenda mandatit dhe përgjegjësive që Odë e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë shëndetësor.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)