18 Prill 2024

OBSH, thirrje kundër blerjes së maskave, ato janë vetëm për punonjësit e shëndetit

Gjenevë, 4 mars - Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus u bëri thirrje të martën njerëzve në të gjithë botën të mos grumbullojnë maska dhe mjete të tjera mbrojtëse, duke thënë se ato, janë të nevojshme vetëm për punonjësit e shëndetit që luftojnë koronavirusin.

"Jemi të shqetësuar se aftësitë e vendeve të ndryshme për t'u përgjigjur po dëmtohen nga çrregullimet e mëdha dhe në rritje në furnizimin global me pajisje mbrojtëse personale të shkaktuara nga rritja e kërkesës, grumbullimi dhe keqpërdorimi," tha Tedros gjatë konferencës së tij të përditshme për virusin.

Një ditë më parë, ai tha se bota është "në një fushë të paeksploruar" dhe se përhapja e përshpejtuar e virusit në Korenë e Jugut, Itali, Iran dhe Japoni është kërcënimi më i madh në botë.

Tedros tha se "mungesat po i lënë mjekët, infermierët dhe punonjësit e tjerë të vijës së parë të paaftë për tu kujdesur për pacientët me COVID-19".

Tedros shpjegoi se koronavirusi ashtu si edhe gripi i zakonshëm sezonal shkakton probleme të frymëmarrjes dhe përhapet në të njëjtën mënyrë, por koronavirusi, saktësoi ai, nuk përhapet në mënyrë efikase.

Ai tha gjithashtu se COVID-19 shkakton raste më të rënda sesa gripi sezonal dhe se frenimi i koronavirusit është i mundur, ndryshe nga gripi sezonal.

Ndërsa virusi vazhdon të përhapet në botë, në Kinë po vihet re një optimizëm në rritje. Numri i infeksioneve të reja atje ra në nivelin më të ulët në disa javë dhe mijëra pacientë të shëruar kanë filluar të dalin nga spitalet.

Në të gjithë botën, virusi ka infektuar 90,000 njerëz dhe ka shkaktuar vdekjen e 3,100 të tjerëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)