13 Prill 2021

OBSH: Rriten infeksionet me koronavirus në shkallë globale

Gjenevë, 3 mars - Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish.

Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore. Sipas zyrtarëve ky zhvillim ishte "zhgënjyes, por jo befasues" dhe mund të lidhet me zbutjen e masave kufizuese.

Sipas OBSH-së do të ishte "jorealiste" të mendohej se pandemia mund të ndalet deri në fund të vitit.

Paralajmërimet vijnë pas një rënie të mprehtë të rasteve me koronavirus dhe vdekjeve në shumë pjesë të botës, zhvillim që së bashku me prodhimin e vaksinave, kishin rritur shpresat se përhapja e koronavirusit do të vazhdonte me një prirje drej rënies.

Ndërkohë në Shtetet e Bashkuara, zyrtarët e shëndetësisë po paralajmërojnë për një shtim tjetër të rasteve që mund të ketë lidhje me variantet e reja të virusit.

Vendi po përballet ndërkaq me një mungesë kritike vaksinash, gjë që ka shtyrë një numër në rritje ekspertësh të shëndetit publik të sugjerojnë përdorimin e vetëm një doze nga vaksinat e parashikuara të përdoren me dy të tilla.

Por doktor Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, i tha gazetës “Washington Post” të martën se Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të zbatojnë regjimin me dy doza të vaksinave të Pfizer-BioNTech dhe Moderna-s.

Doktor Fauci paralajmëroi se kalimi tek strategjia me një dozë mund t'i linte njerëzit më pak të mbrojtur dhe të bëhej shkak për përhapjen e varianteve të ndryshme të virusit.

Eksperti kryesor i sëmundjeve infektive i tha gazetës se "hendeku mes ofertës dhe kërkesës do të zvogëlohet shumë shpejt e më pas do të kapërcehet" pasi kompanitë Pfizer e Moderna të përmbushin zotimin e tyre për të siguruar 220 milionë doza deri në fund të marsit, së bashku me zotimin e kompanisë Johnson & Johnson për të shpërndarë 20 milionë doza të vaksinës së saj me një doze, brenda këtij muaji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Prill 2021

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Basri Maksuti për vepren penale 'Falsifikimi i rezultateve të votimit'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Qeverisje Lokale, Zhvillim Rajonal dhe Media në të cilën do të behët konstituimi i Komisionit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Konstituohet Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Rolling Film Festivali i cili organizohet nga OJQ Roma Versitas Kosovo dhe Romawood mban konferencën për media. (Kino Armata, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Integrim Evropian. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Shëndetësi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Fondi i Sfidave të Kosovës organizon eventin online për shpalljen e thirrjes së parë për shprehje interesi, në mbështetje të projekteve të trajnimit bashkëpunues. (Platforma Zoom, ora 11:00)

- Akademia Diplomatike e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ambasada e Republikës së Francës në Republikën e Kosovës, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 11:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Bujqësi, Pylltari, zhvillim Rural, Mjedis dhe Infrastrukturë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 13:00)

- Partia Liberale Egjiptiane do të dorëzojë ankesë në Gjykatën Kushtetuese lidhur me te drejtën e tyre të mohuar nga PZAP-ja dhe Gjykata Supreme në lidhje orkestrimin e votave nga ana e “Romani Iniciativa” në vendbanime me shumicë të komunitetit Serb në zgjedhjet e parakohshme të 14 Shkurtit. (Gjykata Kushtetuese, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Aleanca Kosovare e Bizneseve mban konferencën për media lidhur me një studim hulumtues për qytetarët kosovar që vizituan Shqipërin dhe Malin e Zi, si pasojë e kufizimit dhe mbylljes në Kosovë e që këto patën pasoja ekonomike dhe financiare për vendin tonë. (Zyret e AKB-së, ora 13:30)