20 Prill 2024

OBSH rekomandon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

Gjenevë, 16 mars - Megjithëse disa vende kanë pezulluar përkohësisht përdorimin e vaksinave AstraZenec si masë paraprake, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se këto raste kanë të bëjnë me vaksinimin, deklaroi kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Ghebreyesus.

"Edhe disa vende të tjera kanë ndërprerë përdorimin e vaksinave AstraZeneca si masë paraprake, pas raporteve të mpiksjes së gjakut që formohen tek njerëzit që morën vaksinën nga dy seri të prodhuara në Evropë", theksoi Ghebreyesus.

Ai theksoi se hetimi i nisur për vaksinat AstraZeneca është një praktikë rutinë.

"Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht që këto raste kanë të bëjnë me vaksinimin, por është një praktikë rutinë për zbatimin e hetimit, e cila tregon se sistemi i mbikëqyrjes funksionon dhe se ka kontrolle efektive", shtoi Ghebreyesus gjatë adresimit në një webinar të OBSH-së.

Kryeshkencëtarja e OBSH-së, Soumya Swaminathan, gjithashtu tha se vendet këshillohen të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat AstraZeneca.

"Ne do t'i rekomandonim vendet të vazhdojnë vaksinimin me vaksinat AstraZeneca", theksoi Swaminathan.

Ajo theksoi se këto vaksina janë në përdorim për disa muaj dhe se 300 milionë njerëz kanë marrë të paktën një dozë.

Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) gjithashtu tha se përparësitë e vaksinës AstraZeneca kundër COVID-19 tejkalojnë rreziqet e saj.

EMA mbajti seancë pasi disa vende evropiane vendosën të pezullojnë përkohësisht përdorimin e vaksinës së koronavirusit (COVID-19) të zhvilluar nga AstraZeneca për shkak të raporteve të reja të mpiksjeve të rrezikshme të gjakut pas vaksinimit.

Në deklaratën e saj të lëshuar pas seancës, EMA njoftoi se do të mbajë një takim urgjent të enjten pasi disa vende ndaluan përdorimin e vaksinës AstraZeneca për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

EMA njoftoi më parë se po heton raste të mpiksjes së gjakut tek njerëzit që kanë marrë vaksinën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)