24 Tetor 2021

OBSH pezullon procesin e miratimit të vaksinës ruse

Gjenevë, 17 shtator - Një zyrtar në Organizatën Botërore të Shëndetësisë tha se grupi ka pezulluar procesin e miratimit të vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V, për shkak të disa shkeljeve që u zbuluan gjatë inspektimit të një fabrike në Rusi, muaj më parë.

Jarbas Barbosa, ndihmësdrejtor në Organizatën Pan-Amerikane të Shëndetit – zyrë rajonale e OBSH-së për Amerikën – tha se në njërën nga fabrikat ku po prodhohet vaksina, do të kërkohen inspektime të reja.

Fabrika “duhet ta marrë këtë këshillë, t’i bëjë ndryshimet e nevojshme dhe të jetë gati për inspektime të reja. OBSH-ja është duke pritur që prodhuesi të dërgojë lajmin se fabrika e tij është në rregull”, tha Barbosa.

Në një raport të publikuar në qershor, OBSH-ja ka thënë se ka gjetur shkelje të shumta në një fabrikë në pronësi të kompanisë farmaceutike ruse “Pharmstandard”, në qytetin Ufa.

Sipas OBSH-së, shkeljet kanë të bëjnë edhe me “zbatimin e masave adekuate për të zbutur rreziqet e ndotjes”.

Fabrika ka thënë më vonë se i ka adresuar këto shqetësime.

Kalendari

Ngjarjet e datës 25 Tetor 2021

- Komisioni i Pavarur i Mediave në bashkëpunim me Departamentin e Gazetarisë të UP-së, me rastin fillimit të javës globale për edukimin mbi median dhe informacionin, organizojnë tryezë diskutimi me temën: “Edukimi Medial - Përmbajtjet e papërshtatshme për fëmijë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi do të mbahet “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Së bashku në mbrojtje të viktimave të krimit”. (Hotelin Emerald, ora 10:00)

- GLPS mban tryezë diskutimit me temë “Meritokracia në shërbimin e jashtëm të Kosovës: një sërë rekomandimesh që duhet marrë parasysh”. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:30)

- Punëtorët e Lotarisë së  Kosovës mbajnë protestë në të cilën do të kërkohet miratimi i ligjit për Lotarinë e Kosovës. (Para ndërtesës së Qeverisë, ora 11:00)

- Mbahet konferencë për media lidhur me Festivalin e 12 -të i Filmit të Shkurtër Ballkani Përtej Kufijve. (Kino Armata, ora 12:45)

- Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës  do të mbajnë tubim për të diskutuar masat e reja. (Golden Imperial, ora 19:00)