18 Prill 2024

OBSH përmbylli aktivitetet për 2011 në Kosovë

Prishtinë, 13 dhjetor - Zyra e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Kosovë mbajti sot takimin përmbyllës të aktiviteteve për vitin 2011, në të cilin shefi i kësaj zyre në Kosovë dr. Skënder Syla dhe zyrtarë të tjerë të saj, prezantuan aktivitetet e këtij viti, sfidat, aktivitetet dhe vizionin e mëtejmë të OBSH-së në Kosovë.

Dr. Syla, tha se gjatë këtij viti, Zyra e OBSH-së në Kosovë ka  zbatuar  programe në fushën e shëndetit të nënës dhe fëmijës, shëndetit publik, shëndetit mendor, mjedisit,  kujdesit parësor  shëndetësor dhe shërbimeve  shëndetësore emergjente, në një partneritet të ngushtë me Ministrinë e Shëndetësisë, IKSHP-në dhe agjencionet e Kombeve të Bashkuara në Kosovë .

Sipas tij, shuma e totale e investuar në sistemin shëndetësor kosovar nga Zyra e OBSH-së për vitin 2011 është 1.3 milionë dollarë, ndërsa theksoi se përkrahja financiare e projekteve të zbatuara në Kosovë kryesisht është mundësuar nga Qeveria e Luksemburgut për çka ka shprehur një falënderimin e thellë.

Dr. Syla ka theksuar se vizioni i Zyrës Rajonale të OBSH-së është: “Shëndet më i mirë për Evropë -Shëndeti 2010”, ndërsa në këtë kuadër, ai tha se në vizionin e kësaj organizate parashihet prania e afatgjate  saj në Kosovë, dhe në këtë rrafsh, aktivitetet e OBSH-së do të orientohen në përkrahjen për asistencë në fushën e legjislacionit e strategjive, ngritjes dhe fuqizimit të kapaciteteve dhe në fushat e ndjeshme të shëndetësisë kosovare si shëndeti i nënës dhe fëmijës, shëndeti mendor, shëndeti publik, shërbimet emergjente dhe shërbimet shëndetësore në zonat e banuara nga minoritarët.

Zëvendësministri i  Shëndetësisë,  Dr. Kadir Hyseni, tha se MSh ju ka qasur  sivjet procesit të reformimit të sistemit shëndetësor, ndërsa në këtë proces, ka gjetur asistencën e vazhduar  të OBSH-së dhe Qeverisë së Luksemburgut në dizajnimin e strategjive dhe programeve  të ndryshme që lidhen  drejtpërdrejt me shërbimet shëndetësore, ashtu edhe në projektet që kanë të bëjnë me ngritjen dhe fuqizimin e kapaciteteve  profesionale e menagjeriale në shumë hallka të shëndetësisë.

Sipas tij, shëndetësia  e Kosovës përfitoi sivjet nga partneriteti i qëndrueshëm me Zyrën e OBSH-së dhe Qeverinë e Luksemburgut projekte të vlefshme dhe ky partneritet edhe me agjencionet e tjera të KB-ve në Kosovë, paraqet një model të bashkëpunimit të mirë që i siguron qytetarëve  të Kosovës  se si rezultat i politikave të drejta do të  kenë shërbime qasje më të lehtë dhe për shërbime mjekësore.

Pierre Weber, Shef i Zyrës së Luxemburgut në Kosovë, tha se  ka dy mesazhe: I pari që ka të bëjë me bashkëpunim të shkëlqyeshëm, që do të vazhdohet edhe më tej, ndërsa mesazhi tjetër ka të bëjë me përkushtimin e Zyrës së OBSH-së për mbështetjen për  reformimin e shëndetësisë në Kosovë. Ai u ka bërë thirrje të gjithë partnerëve dhe vet qytetarëve të Kosovës, që ta mbështesin këtë proces të vështirë, por i cili duhet të zhvillohet me sukses.

Kontributi i Zyrës së OBSh-së në Kosovë u vlerësua lart nga partnerë të niveleve të ndryshme të shëndetësisë.

Zyra e OBSH-së në Kosovë promovoi sot edhe dy publikimet më të reja të përkthyera në gjuhën shqipe. Publikimi i parë i dedikohet Kujdesit spitalor për fëmijë në formë disku që përmban sesione aftësimi për menaxhimin e sëmundjeve të përgjithshme me resurse të kufizuara dhe Doracakun e tavolinës së punës për profesionistë shëndetësor të nivelit parësor :Ndihmesë për punë me adoleshentë”.

Këto dy publikime do të shpërndahen nëpërmes Ministrisë së Shëndetësisë- Zyrës për Shëndetin e Nënës e Fëmijës  dhe Shëndetit riprodhues.

Në takimin përmbyllës të aktiviteteve 2011, zyrtarë të tjerë të Zyrës së OBSH-së në Kosovë (dr. Sami Uka, dr. Ilirjana Bajraktari dhe dr. Ardita Tahir Ukaj), prezantuan aktivitetet në fushën e shëndetit të nënës e fëmijës, në fushën e përmirësimit dhe fuqizimit të aktiviteteve të shërbimeve emergjente mjekësore dhe në fushën e shëndetit publik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)