20 Janar 2021

OBSH paralajmëron për rrezikun e “nacionalizmit të vaksinave”

Gjenevë, 29 tetor - Pas 7 muajsh, vaksina që mund t’i japë fund pandemisë është gjithmonë e më pranë. Për momentin, rreth 44 vaksina janë në fazat e testimeve klinike dhe nga këto, 10 ndodhen në fazat e fundit të testimeve.

Por, problemi qëndron se vaksinat do të shkojnë në fillim te vendet më të zhvilluara dhe kjo do të bëjë që virusi të mos ndalet dot në të gjithë botën. Për këtë arsye, Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) paralajmëron për rrezikun e “nacionalizmit të vaksinave”.

Drejtori Tedros Adhanom Ghebreyesus iu drejtua me këto fjalë shteteve që do të kenë fatin të marrin të parat vaksinën: “Dua të jem i qartë. Nacionalizmi i vaksinave do ta zgjasë pandeminë, nuk do ta shkurtojë”.

Sipas tij, gjëja më e drejtë do të ishte që çdo rajon i planetit të marrë një sasi të caktuar dozash vaksine, pasi nuk ka asnjë vlerë të ndalosh përhapjen në një pjesë të botës, ndërsa në pjesë të tjera infektimet të vijojnë si deri më tani.

“Duhet solidaritet botëror në shpërndarjen e vaksinën kundër koronavirusit”, theksoi kreu i OBSH-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)