19 Prill 2024

OBSh konfirmon shpërthimin e ebolës në Kongo

Kinshasa, 7 gusht - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) konfirmoi se në provincën Kuvi Veriore të Republikës Demokratike të Kongos ka pasur katër raste të infektimit nga virusi i ebolës.

Afro dy javë më parë, OBSh-ja dhe qeveria e RD të Kongos kishin shpallur zyrtarisht përfundimin e shpërthimit të ebolës në majin e sivjetshëm. Tani nuk mund të përcaktohet ende nëse këto dy raste kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Në majin e sivjetshëm, në provincën e Ekuatorit në veriperëndim të RD të Kongos pati një shpërthim të ebolës, që shkaktoi 33 të vdekur.

Organizata Botërore e Shëndetësisë përdori një fond urgjent me vlerë 4 milionë dollarë, ndërkohë që siguroi edhe 63 milionë dollarë të dhuruara nga partnerët e bashkëpunimit për veprimet e parandalimit dhe të kontrollit. Më 24 korrik, OBSh-ja dhe qeveria e RD të Kongos shpallën përfundimin e shpërthimit të ebolës.

Zv.sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Peter Salama u shpreh se tani duhet të zhvillohen prova të mëtejshme laboratorike për të përcaktuar nëse të dyja shpërthimet kanë lidhje me njëra-tjetrën apo jo. Në fakt, të dyja zonat e shpërthimit janë afro 2500 km larg njëra-tjetrës dhe nuk dihet nëse përhapësi kryesor i virusit, lakuriqi i natës i frutave, mund të fluturojë kaq larg.

Sipas analizës së Organizatës Botërore e Shëndetësisë, rreziku nga shpërthimi i tanishëm është i lartë në nivel kombëtar e rajonal, por i ulët në nivel botëror. OBSh-ja ka dhënë fondin urgjent dhe ka nisur sistemin e menaxhimit të aksidenteve për shpërthimin e ri.

Salama u shpreh se tani pengesa kryesore për kontrollin e shpërthimit është problemi i sigurisë. Provinca Kuvi Veriore ku ka shpërthyer ebola, është një "zonë në konflikt".

Në këtë zonë ka mbi 100 grupe të armatosura, 20 ndër të cilat janë grupe me "aktivitet të lartë". Tani Organizata Botërore e Shëndetësisë mund të zhvillojë punën e vet në disa distrikte, por duhet të futet në një zonë më të gjerë për ta përballuar shpërthimin në mënyrë më efektive. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)