16 Prill 2024

OBSH kërkon masa të ashpra në luftimin e koronavirusit të ri

Vuhan, 11 shkurt - Organizata Botërore e Shëndetësisë u kërkoi vendeve të marrin masa sa më të ashpra në luftimin e e koronavirusit të ri.

“Bota duhet ta konsiderojë virusin si armikun publik numër një”, tha shefi i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.

Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë raportoi për 108 vdekje të reja nga koronavirusi më 11 shkurt, duke ngritur numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 1.016.

Deri më tani raportohet për 42.638 raste të konfirmuara në Kinë, si dhe 319 raste në 24 vende të tjera të botës.

Bashkimi Evropian paralajmëroi një takim të jashtëzakonshëm të ministrave të Shëndetësisë, që do të mbahet të enjten.

Koronavirusi, i cili është shfaqur për herë të parë në fund të vitit të kaluar, në qytetin Vuhan të Kinës, shkakton infeksion të rëndë akut të frymëmarrjes dhe simptomat zakonisht fillojnë me ethe dhe kollë të thatë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)