19 Prill 2024

OBSH dhe MSh trajnojnë 18 mantelbardhë

Prishtinë, 21 nëntor - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) -Zyra në Prishtinë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, do të nis më 29 nëntor 2010 trajnimin e 18 profesionistëve shëndetësore të Kosovës, kryesisht mjekë dhe infermierë të shërbimit të urgjencës nga niveli i Kujdesit Parësor Shëndetësor për kursin: “Personi i parë në vendin e ngjarjes”.

Për këtë qëllim, sot në Ministrinë e Shëndetësisë është mbajtur një takim i Komitetit Drejtues për Shërbimet Emergjente Mjekësore, ku është finalizuar lista e pjesëmarrësve në këtë trajnim, ku janë të përzgjedhur kandidatë nga gjashtë regjionet e Kosovës si dhe është prezantuar një pasqyre e përgjithshme lidhur me kursin, i cili do të vijohet në tre module: moduli i parë nga 29 nëntori deri më 17 dhjetor;  i dyti nga 10 janari deri më 28 janar dhe i treti nga 31 janari deri më 18 shkurt.

Kursi do të ndiqet në Prishtinë nën përkujdesjen e tre instruktorëve ndërkombëtarë, ekspertë të shërbimeve emergjente mjekësore, dhe qëllimi i tij është rritja e aftësive të stafit shëndetësor kosovar në menaxhimin e rasteve emergjente mjekësore në vendin e ngjarjeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)