28 Mars 2024

OBSh: COVID-19 nuk është ende pandemi, por mund të bëhete tillë

Gjenevë, 25 shkurt - Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) Tedros Adhanom Ghebreyesus është shprehur se, megjithëse COVID-19 mund të bëhet një pandemi globale, ende nuk është e tillë.

"Hë për hë, nuk kemi parë se ky virus po përhapet në mbarë botë dhe nuk po dëshmojmë sëmundje të rënda ose vdekje në shkallë të gjerë. A ka ky virus potencial pandemik? Absolutisht që po. A jemi ende atje? Sipas vlerësimit tonë, ende jo," tha ai.

Ghebreyesus-i u shpreh se COVID-19 mund të përmbahet bazuar në gjetjet e ekipit të përbashkët OBSh-Kinë që sapo përfundoi misionin e vet në Kinë.

Ai gjithashtu vuri në dukje se "nuk është koha për t'u përqendruar në fjalën që përdorim", por "koha që të gjitha vendet, komunitetet, familjet dhe individët të përqendrohen në përgatitjen".

Përveç Kinës, tani ka mbi 2 000 raste dhe 23 vdekje në 28 vende, teksa Italia, Irani dhe Koreja e Jugut kanë dëshmuar rritje të papritur të rasteve.

Italia është bërë pika qendrore e virusit në Evropë ndërsa është shtuar frika e përhapjes përtej kufijve të vendit.

Shtatë veta kanë vdekur dhe më shumë se 230 kanë dalë pozitivë në testin për koronavirusin e ri në Itali.

Lombardia është rajoni me numrin më të madh të rasteve, për të vazhduar me Veneto-n, Emilia Romagna-n,  Piemonte-n dhe  Lazio-n.

Milano, falë edhe mbylljes së shkollave, është e zbrazur; metroja dhe trenat janë bosh. Ndërkohë, në Vo, në Veneto, kanë nisur kontrollet nëpër rrugë. Brenda dhe jashte aeroporteve, kontrollet jane te shumta ndërkohë që në aeroportin e Fierences është e pranishme edhe ushtria.

Shumë qytetarë i janë drejtuar supermarketeve për të blerë ushqime në rast emergjence duke i lënë raftet atje, thuajse të zbrazura.

Në Lion ndërkohë është bllokuar një autobus nga Italia ndërsa në Mauricius, është ndaluar zbarkimi i italianëve nga zonat e rrezikut, ndërsa gjithnjë e më shumë po diskutohet tani për pezullimin e Shengenit.

Komisioni Europian deklaroi se Bashkimi Europian nuk po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së lëvizjes në zonën e Shengenit, pas shpërthimit të epidemisë së koronavirusit të ri në Itali.

Komisionarja e Shëndetësisë e BE-së Stella Kyriakides u shpreh se kufizimi i udhëtimit duhet të bashkërendohet mes vendeve anëtare të Unionit:

"Ne e theksojmë se, në këtë moment, OBSh-ja nuk ka këshilluar ndryshimin ose vendosjen e kufizimeve për udhëtimet dhe tregtinë. Në disa javët e kaluara dhe tani, vendet anëtare po marrin masa të ndryshme. Për ne është e rëndësishme që masat e marra të koordinohen dhe ne të mbajmë një qëndrim të përbashkët," u shpreh znj. Kyriakides.

Komentet e saj pasojnë njoftimet se Austria pezulloi për katër orë lëvizjen e trenave drejt Italisë nëpërmjet Alpeve, pasi dy udhëtarë u dyshuan se ishin të infektuar nga koronavirusi. Por qarkullimi i trenave filloi më vonë, pasi ata u testuan negativë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)