02 Korrik 2020

Numri të infektuarave në botë nga koronavirusi arrin në 10 milionë

Prishtinë, 28 qershor - Numri i rasteve të reja me koronavirusin e ri Covid-19 vazhon të rritet me ritme më të shpejta, ku ditëve të fundit numri i rasteve për 24 orë po tejaklon shifren mbi 170 mijë të infetkuar në ditë.

Sipas faqes wolrdometer numri i rasteve në mbarë botën ka arritur në mbi 10 milion e 066 mijë e 208.

Ndërsa numri i të vdekurve ka tejkaluar shifren mbi 500 mijë, perdirsa edhe numri i pacientëve të shëruar është rritur duke shkuar në 5 milion e 450 mijë pacientë të shëruar.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijon bilanci negativ në lidhje me pandeminë koronavirus, ku janë tejkaluar 2 milionë e 500 mijë të infektuar. SHBA kryeson listën e pandemisë dhe në mbarë botën ka shkuar në 10 milionë numri i të infektuarve nga Covid-19.

Numri i të diagnostikuarve me koronavirus deri më tani në Rusi ka shkuar në 634.437, ndërsa bilanci i viktimave ka arritur në 9.073.

Brazili raportoi 1.109 vdekje të tjera që lidhen me koronavirusin, ndërsa 602 persona të tjerë vdiqën në Meksikë gjatë 24 orëve të fundit.

Numri i përgjithshëm i të vdekurve në Brazil arriti në 57.070, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Rreth 38.693 infektime të reja u raportuan në Brazil, duke e çuar totalin e rasteve të konfirmuara në 1.313.667.

Në 24 orët e fundit, 17 raste të reja të infeksionit me koronavirus janë konfirmuar në Kinë dhe 40 në Korenë e Jugut.

Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë në Kinë deklaroi se tre nga 17 rastet e reja ishin të importuara. 

Deri më tani në Kinë me koronavirus janë infektuar 83.500 persona, ndërsa 4.634 kanë vdekur.

Në Iran, 125 njerëz kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 10.364.

Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari, njoftoi se në 24 orët e kaluara, në vend janë regjistruar 2.456 të infektuar të rinj, me çka bilanci i rasteve deri më tani ka arritur në 220.180.

Në vendin e pestë renditet Mbretëria e Bashkuar, Spanja, Peru, Chile dhe Italia.

Shtimi i rasteve kohët e fundit ka bërë që Irani të renditet në vendin e nëntë.

Numri i rasteve të diagnostikuara është dyfishuar që prej 10 majit dhe më shumë se një milion infektime të reja janë regjistruar këto tetë ditët e fundit. Megjithatë, këto shifra nuk paraqesin numrin real të kontaminimeve, pasi një numër i madh vendesh testojnë vetëm rastet e rënda ose kanë kapacitete depistimi të kufizuara.

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Inaugurohen zyrat të reja të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilen do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Tek ish-zyrat e Komunës së Prishtinës që gjenden mes objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor tek Hotel Grandi, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream në facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe vendosin gur-themelin e stadiumit ndihmës. (Gjilan, ora 11:00)
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik: “E drejta për ujë, peng i prokurimit: Analizë e tenderit maratonik për ujësjellës në Komunën e Dragashit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. (Holli i Kuvendit të Kosovës​, ora 12:00)

- SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- IKD dhe INPO mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me për të diskutuar mbarëvatjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë. (Kabineti i Ministres së MKRS-së, ora 15:15)