07 Prill 2020

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë ka shkuar mbi 1 mijë e 800

Vuhan, 17 shkurt - Autoritetet shëndetësore në Kinë njoftuan sot se numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në mbi 70 mijë, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 1 mijë e 800.

Deri tani askush nuk mund të thotë se kur mund të marrë fund epidemia, ndërsa virusi po infekton çdo ditë e më shumë njerëz jashtë Kinës.

Në provincën Hubei, epiqendra e shpërthimit të sëmundjes, vetëm të hënën u njoftua për 100 vdekje të reja.

Ndërsa rreth 11 mijë të infektuar u nxorën nga spitali pasi u trajtuan, thonë autoritetet kineze.

“Mes rasteve të konfirmuara, 15.9 ishte përqindja e rasteve kritike më 27 janar dhe kjo ka rënë në 7.2 për qind më 15 shkurt. Ky ndryshim tregon se parandalimi dhe kontrolli i virusit po jep rezultate”, tha Mi Feng nga Komisioni Kombëtar i Shëndetit në Kinë.

Shumica e rasteve të identifikuara jashtë territorit kinez, janë pasagjerë të një anijeje që është izoluar në Yokohama të Japonisë.

Shtetet e Bashkaura njoftuan se evakuuan më shumë se 300 shtetas të tyre që ndodheshin në bordin e anijes “Diamond Princess. Disa prej tyre po mbahen në një bazë ajrore në Kaliforni e disa tjerë në Teksas.

Një grup prej 14 personash që nuk dhanë simptoma, por rezultatet e analizave për koronavirus u dolën pozitive, u lejuan në këto fluturime por në zonë të ndarë me udhëtarët e tjerë.

Të gjithë të evakuuarit do të qëndrojnë në një karantinë 14 ditore.

Vende të ndryshme po ndërmarrin masa të reja për të penguar përhapjen e virusit tek qytetarët, duke shtuar kontrollet kufitare por edhe kontrollet në dyqanet e mishit.

Kjo çështje u diskutua edhe në konferencën e sigurisë në Gjermani.

“Bota shpenzon miliarda dollarë në përgatitjet për sulme terroriste por shpenzon shumë pak për sulmin nga një virus, i cili mund të jetë shumë më vdekjeprurës dhe më i dëmshëm për ekonominë, politikën dhe shoqërinë”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Udhëheqës fetarë në botë, përfshirë Rusinë dhe Izraelin, u bënë thirrje njerëzve të luten për fundin e epidemisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 Prill 2020

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri pret kryeministrin në detyrë, Albin Kurti. (Qendra Operative Emergjente tek kampusi i shkollave të mesme, ora 9:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli viziton Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Ferizajt. (Ferizaj, ora 11:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli takohet me një grup biznesmenësh nga Ferizaj. (Ndërtesa e re e Komunës se Ferizajt, ora 12:00)

- Sindikata e Pavaur e Sektorit Privat të Kosovës mban takimi me ministrin e financave Besnik Bislimi. (Ndërtesa e Ministrisë së Financave, ora 13:30)

- Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia e PDK-së, ora 16:00)

 

- Kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me Ministren në detyrë të MEPTINIS, znj. Rozeta Hajdari, do të mbajnë konferencë për medie. (Oborri i Qeverisë, ora 17:00)