25 Prill 2024

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran rritet në 1.685

Teheran, 22 mars - Mediat Iraniane njoftojn se numri i të vdekurve nga koronavirusi në Iran është rritur në 1.685.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror të Iranit, zyrtari për marrëdhënie me publikun në Ministrinë iraniane të Shëndetësisë, Kianoosh Jahanpour tha se në 24 orët e fundit në të gjithë vendin kanë vdekur 129 persona.

Në këtë mënyrë është rritur në 1.685 numri i të vdekurve nga koronavirusi në vend, njoftoi Jahanpour i cili informoi më tej se me shtimin e 1.028 rasteve të reja numri i rasteve ka arritur në 21.638.

Jahanpour shtoi se nga spitali pas përfundimit të trajtimit janë liruar 7.913 persona.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)