19 Prill 2024

Numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë arrin në 8 milionë

Prishtinë, 15 qershor - Numri i të infektuarve nga Covid-19 në gjithë botën ka arritur në rreth 8 milionë, ndërkohë numri i viktimave ka arritur në 435 mijë dhe rreth 4.1 milionë të shëruar.

Numri më i madh i vdekjeve është regjistruar në SHBA, mbi 117 mijë viktima, ndërsa pas saj radhiten Brazili me 43 mijë, Britania e Madhe me 41 mijë, Italia me 34 mijë, Franca me 29 mijë dhe Spanja me 27 mijë.

Rusia është vendi i tretë në botë pas SHBA-se dhe Brazilit për nga numri i të infektuareve me 528 mijë, e pasuar nga India  me 333 mijë dhe Britania me 295 mijë te infektuar.

Ndërkaq, në Kinë, vendin e origjinës së virusit, numri total i vdekjeve është 4,634.

Vendet e tjera me mbi 50 mijë të infektuar janë Kili 174.293, Franca 157.220, Meksika 146.837, Pakistani 144.478, Arabia Saudite 127.541, Kanadaja 98.787, Bangladeshi 87.520, Kina 83.181, Katari 79.602, Afrika e Jugut 70.038, Belgjika 60.029, Bjellorusia 53.973, Suedia 51.614 dhe Kolumbia 50.939.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)